Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon Informer: Kurti po dëshiron të uzurpojë Manastirin e Graçanicës

The Geopost November 27, 2024 2 min read
Share the news

Mediumi serb “Informer” ka dezinformuar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se gjoja po dëshiron të uzurpojë Manastirin e Graçanicës pa asnjë bazë. Në një artikull ku dezinformohet se po “kryhet terror ndaj serbëve” ndërsa Kurtit iu referua si terrorist.

Çka raportoi Informer?

“Kryeministri Albin Kurti, shkoi një hap më tej kur është fjala për terrorin ndaj serbëve në Kosovë dhe tani ai dëshiron të uzurpojë manastirin e Graçanicës dhe të akuzojë rrejshëm kishat dhe manastiret serbe për kryerjen e aktiviteteve ilegale dhe terroriste. Përkatësisht, autoritetet e Prishtinës, në krye me ekstremistin dhe terroristin Albin Kurti, po bëjnë gjithçka që të dëshmojnë se në vendet e shenjta serbe në territorin e Kosovës dhe po kryhen aktivitete ilegale, ndërsa tani kanë sulmuar edhe manastirin e Graçanicës, duke treguar se Banjska dhe Graçanica janë manastire që janë kthyer në vende ku zhvillohen aktivitete ilegale dhe terroriste, sepse në to, siç thonë ata, dinari si monedhë qarkullon lirshëm. Për të përhapur urrejtje dhe destabilitet etnik dhe fetar në territorin e Kosovës, Prishtina çdo ditë përpiqet t’i etiketojë vendet e shenjta serbe si vende ku kryhen aktivitete ilegale dhe tani ka shkuar një hap më tej, duke pretenduar se përdorimi i dinarët në Graçanicë janë akt terrorist dhe veprimtari ilegale, megjithëse e vetmja monedhë zyrtare në territorin e Serbisë është ekskluzivisht dinari, jo euro!”.

Analiza:

Mediumi serb “Informer” ka dezinformuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron të uzurpojë Manastirin e Graçanicës. Kushtetua e Kosovës garanton të drejtat e secilit minoritet të kryejë ritet fetare në vendet e tyre përkatëse të kultit, përfshirë edhe komunitetin serb. Për zbatimin e saj janë angazhuar të gjitha udhëheqësitë e Kosovës pa dallim.

https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=3702

Informer po dezinformon me qëllim kundër kryeministrit Albin Kurti pas një raportimi në mediat e Kosovës se brenda Manastirit të Graçanicës po këmbehet euroja me dinarë, megjithëse Kurti nuk ka bërë ndonjë deklaratë rreth këtij manastiri./G.Venhari/

Continue Reading

Previous: Vuçiq dhe Ministria e Brendshme e Serbisë dezinformojnë: Policë të Kosovës kaluan kufirin me Serbinë
Next: Zakharova manipulon faktet për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit 6 min read
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit

The Geopost September 8, 2025
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra

The Geopost August 19, 2025
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës 2 min read
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës

The Geopost July 25, 2025
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.