Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) ka dezinformuar se Bashkimi Evropian qëndron pas “trazirave në Serbi” në të cilat marrin pjesë të rinjtë dhe se përvjetori i rënies së tendës më 1 nëntor do të përdoret për të përfunduar “Maidanin serb”.
Këto pretendime SVR i bëri në një njoftim në webfaqen zyrtare, shkruan n1.
SVR ka pretenduar ndër të tjera se, të rinjtë “po kalojnë nga protestat paqësore në metoda ‘revolucionare’ të luftës dhe dhunës”.
Agjencia e inteligjencës përgjegjëse për aktivitetet e spiunazhit jashtë Rusisë ka shtuar po ashtu se skenari i provuar dhe i testuar i një “revolucioni me ngjyra” në Serbi nuk po jep rezultatet e pritura dhe se arsyeja kryesore për këtë janë ndjenjat patriotike dhe ndikimi i Kishës Ortodokse Serbe.

Çka ka thënë SVR?
“Trazirat aktuale në Serbi, me pjesëmarrjen aktive të të rinjve, janë kryesisht produkt i aktiviteteve subversive të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të asaj aleance. Qëllimi i rrymës kryesore liberale evropiane është të sjellë në pushtet në këtë vend më të madh ballkanik një lidership të bindur besnik ndaj Brukselit.”
Analiza:
Pretendimet e Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) se gjoja Bashkimi Evropian qëndron pas “trazirave në Serbi” nuk janë të reja.
Rusia ka përdorur strategji të ngjashme në vende të tjera për të deskredituar protestat qytetare duke i paraqitur si të manipuluara nga Perëndimi, për të forcuar narrativën anti-BE dhe anti-NATO, si dhe për të mbajtur më afër Serbinë, e cila nuk është e orientuar plotësisht nga Perëndimi.
EU calls a Russian propaganda claims that the West instigated protests in Serbia
Pretendime të tilla janë pjesë e luftës hibride që përfshin propagandë, dezinformim dhe ndikim politik.
Në anën tjetër dihet se nuk ka prova që BE është përfshirë në mënyrë në protestat në Serbi, përkundrazi, ajo (BE) ka qenë kritike ndaj dhunës, ka mbështetur dialogun dhe reformat.
Protestat në Serbi nisën në nëntor të vitit të kaluar, fillimisht për të kërkuar përgjegjësi për shembjen e tendës së një stacioni të trenit në Novi Sad të Serbisë, për të vazhduar për muaj të tërë edhe si shenjë pakënaqësie me pushtetin e Aleksandar Vuçiqit.
Përfundimi:
Kjo deklaratë e SVR-së është një shembull tipik i dezinformimit shtetëror rus, që synon të legjitimojë narrativën e Moskës se Rusia mbron “sovranitetin” e vendeve mike nga ndërhyrjet perëndimore./The Geopost/

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”