Faqja në Instagram “srpski.inat_kim”, e cila ka mbi 40.000 ndjekës, publikoi një video shqetësuese të shoqëruar me pretendimin e rremë se “shqiptarët janë nisur drejt Mitrovicës së Veriut”.
Publikimi në një kohë të shkurtër mblodhi mbi 80.000 dhe shkaktoi përhapje të panikut. Megjithatë, pas verifikimit të detajuar u konstatua se bëhet fjalë për dezinformim dhe nxjerrje nga konteksti.
Analiza dhe demantimi
Pamjet nuk paraqesin asnjë lëvizje apo sulm drejt Mitrovicës së Veriut, por grumbullimin dhe protestat e qytetarëve në Prishtinë, të cilat pasuan pas shpalljes së aktgjykimit ndaj themeluesve dhe pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.
Pamjet janë realizuar në rrugët e Prishtinës gjatë një kolone protestuese me automjete dhe tubimit të qytetarëve, të cilët shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj aktgjykimit gjyqësor.
Dhomat e Specializuara më 16 shtator 2026 shpallën aktgjykimet e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Po atë ditë, në Prishtinë u mbajtën tubime masive dhe protesta të qytetarëve. Fotografitë dhe raportimet nga terreni tregojnë tubime në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë së Kosovës dhe objektit të EULEX-it, si dhe praninë e forcave policore. Gjatë protestave u shënuan edhe incidente të veçanta.
Pra, problemi kryesor i publikimit të kontestuar nuk qëndron vetëm në faktin se pamjeve u është dhënë një përshkrim i pasaktë, por në atë se pamjet ekzistuese të një ngjarjeje reale në Prishtinë janë paraqitur si pamje të gjoja lëvizjes së popullsisë drejt Mitrovicës së Veriut.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, më 16 shtator tha se situata në katër komunat me shumicë serbe në veri është e qetë dhe se nuk ka indikacione për rrezik të sigurisë.
/The Geopost/

Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
ISW paralajmëron për fushatë të koordinuar ruse kundër Evropës: NATO duhet të përgatitet për sulme të mundshme
Serbia dhe Uzbekistani paralajmërojnë bashkëpunim për raketa, analisti ngre pikëpyetje për interesat ruse
Dronët ukrainas vranë gjeneralin rus të dekoruar nga Putin
Sikorsky: Pasuria e ngrirë ruse nuk do t’i kthehet Moskës