Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka manipuluar me fakte për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës.
Çka deklaroi Zakharova?
“Ne jemi krenarë që serbët kanë forcën për t’iu kundërvënë tendencave destruktive të Perëndimit. Serbët nuk u thyen as nga bombardimet, as nga përpjekjet sistematike të ndërmarra nga Perëndimi gjatë 25 viteve të ardhshme për të harruar atë që ndodhi. Pasi i mbijetuan një traume të thellë kolektive, serbët ruajtën identitetin dhe qëndrueshmërinë e shtetit. Përvoja tragjike e popullit serb na mëson se si mund të luftojmë për dinjitetin kombëtar. Ishte pikërisht ai term që lidershipi i NATO-s dhe i SHBA-së përdori për të shënjestruar objektet civile dhe ushtarake në Jugosllavi, udhëheqja e të cilave, për të ruajtur vendin, duhej të luftonte për atë që ishte gjithmonë e rëndësishme për ta. Tani lidershipi i Serbisë nuk ka ndërmend të ndjekë politikën e vendeve perëndimore, ata nuk kanë ndërmend të kthejnë faqen në lidhje me agresionin e NATO-s dhe është e vendosur të mos harrojë krimin e luftës të kryer në vitin 1999 kundër Jugosllavisë”.
https://sputnikportal.rs/20241127/zaharova-ponosni-smo-na-srbe-1179942388.html?
Analiza:
NATO nisi një fushatë ajrore, Operacionin Forcat Aleate, në mars të vitit 1999 për të ndalur katastrofën humanitare që po ndodhte atëherë në Kosovë. Vendimi për të ndërhyrë pasoi më shumë se një vit luftime brenda vendit dhe dështimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të zgjidhur konfliktin me mjete diplomatike.
Në fund të vitit 1998, më shumë se 300,000 kosovarë ishin larguar nga shtëpitë e tyre, marrëveshjet e ndryshme të armëpushimit po shkeleshin sistematikisht dhe negociatat ishin ngecur, prandaj ndërhyrja e NATO-s ishte e nevojshme për të ndalur spastrimin etnik që po ndodhte.
https://www.nato.int/cps/en/natohq/topics_49602.htm?
NATO njoftoi pezullimin e fushatës ajrore më 10 qershor, pasi kishte përfunduar një Marrëveshje Teknike Ushtarake me Republikën Federale të Jugosllavisë. Po atë ditë, Rezoluta 1244 e OKB-së mirëpriti pranimin nga Republika Federale e Jugosllavisë të parimeve për një zgjidhje politike, duke përfshirë një fund të menjëhershëm të dhunës dhe një tërheqje të shpejtë të forcave të saj ushtarake, policore dhe paraushtarake dhe vendosjen e një pranie efektive ndërkombëtare civile dhe të sigurisë me pjesëmarrje të konsiderueshme të NATO-s.
https://digitallibrary.un.org/record/274488?
NATO edhe sot e kësaj dite përmes KFOR-it luan rol kyç në sigurimin e paqes për të gjithë etnitë në Kosovë pa dallim./G.Venhari/

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit