Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025 3 min read
Share the news

Këshilltari i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq, Milosh Vuçeviq, ka shtrembëruar të vërtetën duke thënë se gjoja kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, po “kërcënon me armë” dhe se “po përpiqet të përshkallëzojë konfliktin dhe të ndezë rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

Çka tha Vuçeviq:

“Formimi i aleancave ushtarake që synojnë Serbinë të kujton atë që u bë në vitet 1990, dhe kur gjithçka shihet nga një perspektivë historike, është e qartë se çfarë po përgatitet dhe se po bëhet kundër popullit serb. Dhe Albin Kurti është flamurtari i politikave të tilla gjenocidale kundër popullit serb, dhe jo vetëm që nuk e fsheh, por madje mburret me të”, shkroi Vuçeviq në rrjetin social “X”, lidhur me njoftimin e Kurtit se do të krijohet një njësi e përbashkët ushtarake e FSK-së me Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

https://x.com/milos_vucevic/status/1965075627230318677

“Dhe përsëri kemi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare, para syve dhe veshëve të së cilës Kurti shpall një festë të re lufte. Dhe përsëri kemi të ashtuquajturat autoritete të Prishtines që shkelin rëndë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha tutje ai.

Ky pretendim i Vuçeviqit u publikua nga portali Kosovo Online.

https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/vucevic-kurti-ponovo-zvecka-oruzjem-i-pokusava-da-zapali-region-8-9-2025

Analiza:

Deklarata të tilla me qëllim keqinformimin e qytetarëve përmes keqinterpretimit të deklaratave të Kurtit, tegojnë edhe njëherë pretendimet qëllimkëqija të Serbisë karshi Kosovës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha të dielën se “do ta krijojmë njësinë ushtarake të përbashkët me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.” Në këtë fjali nuk ka kërcënim, as gjuhë luftarake. Ai në asnjë moment nuk kërcënoi e as nuk shfaqi pretendime për destabilizim të rajonit.

https://reporteri.net/lajme/kurti-per-ushtrine-do-te-ndahen-mbi-1-miliard-euro-do-te-zhvillojme-dronet-ushtarake-made-in-kosova/

Kurti foli për bashkëpunim ushtarak me Shqipërinë, që është praktikë normale mes shteteve partnere, por Vuçeviq e paraqiti si kërcënim.

Si përfundim, deklaratat e Vuçeviqit përbëjnë manipulim të qartë të fakteve, pasi nuk ka asnjë fakt që argumenton ptetendimet e tij. Kurti nuk ka bërë thirrje për dhunë apo luftë, por vetëm ka njoftuar për një formë të bashkëpunimit ushtarak mes dy shteteve fqinje.

Madje, intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë – Shqipëri në fushën e mbrojtjes konsiderohet si garanci për stabilitet.

https://www.mod.gov.al/newsroom-2/4936-shqiperi-kosove-intensifikojne-bashkepunimin-ne-fushen-e-mbrojtjes-peleshi-ballkani-ne-nato-garanci-per-stabilitet

https://www.kryeministria.al/newsroom/shqiperi-kosove-nenshkruhen-marreveshje-nderqeveritare-bashkepunimi/

Ndryshe, nuk është hera e parë që zyrtarë serbë manipulojnë faktet. Përmes pretendimeve të tilla, Vuçeviq përpiqet ta paraqesë Kosovën si palë destabilizuese, për të fituar simpati ose neutralitet nga fuqitë e mëdha.

Serbia po e përdorë këtë retorikë për të devijuar vëmendjen nga problemet e brendshme, ku po zhvillohen protesta të shumta kundër regjimit të Alaksandar Vuçiqit./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit
Next: BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës 2 min read
  • Fact Checking
  • Lajme

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës

The Geopost January 13, 2026
Zaharova me narrativë të re kundër Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Zaharova me narrativë të re kundër Kosovës

The Geopost December 24, 2025
Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.