Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Vuçiq dhe Ministria e Brendshme e Serbisë dezinformojnë: Policë të Kosovës kaluan kufirin me Serbinë

The Geopost November 22, 2024 3 min read
Share the news

Ministria e Brendshme e Serbisë dhe më pas presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kanë dezinformuar se një grup i policëve të Kosovës të armatosur rëndë kanë kaluar kufirin me Serbinë. Vuçiq dezinformoi se Kurti ka urdhëruar qëllimisht kalimin e paligjshëm.

Çka deklaroi Vuçiq dhe MPB?

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se një grup i policëve të Kosovës, të armatosur rëndë, kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare në fshatin Çirkoviq, në Leposaviq.

“Kalimi i paautorizuar i vijës administrative paraqet provokim të rrezikshëm dhe kërcënim për paqen. Ushtria serbe po vëzhgon situatën në terren dhe janë të gatshëm të reagojnë në bazë të Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Kumanovës. Ministria e Mbrojtjes kërkon nga KFOR-i, si forca e vetme legale dhe legjitime ushtarake në territorin e Kosovës, që të marrë masa në përputhje me mandatin e tij dhe të parandalojë autoritetet e përkohshme të Prishtinës në përpjekjet për të shkaktuar përshkallëzim të dhunës”, tha Ministria serbe e Mbrojtjes.

Ndërsa, Vuçiq tha: “Nuk pres asnjë reagim, përveç se pres reagim nga amerikanët. Amerikanët e dinë që Kurti e ka urdhëruar me qëllim. Ai priste që këta njerëz të likuidoheshin dhe kjo do të ishte arsyeja e tij për ta futur NATO-n në konflikt me Serbinë”.

https://www.nin.rs/politika/vesti/62298/naoruzani-kosovski-policajci-presli-su-administrativnu-liniju?

Ai deklaroi kështu për RTS-në kur u pyet se çfarë reagimi pret KFOR-i.

“Herën tjetër do të reagojmë në përputhje me rregullat e plota të shërbimit dhe kërkojmë nga amerikanët të na informojnë nëse kemi të drejtë kur themi se Kurti personalisht ka urdhëruar provokimin dhe depërtimin e forcave të tij të armatosura në territorin e Serbisë qendrore, në zonën e Çirkoviqit”, tha Vuçiq.

Analiza:

Policia e Kosovës ka mohuar kategorikisht se policë të saj kanë kaluar vijën kufitare me Serbinë.

https://www.koha.net/arberi/policia-e-kosoves-demanton-ministrine-serbe-te-mbrojtjes-per-tejkalim-te-kufirit

“Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe qytetarëve, reagon ndaj disa shkrimeve të publikuara kryesisht në media serbe, e të cilat i referohen një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, se kinse sipas tyre një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit. Shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Andaj këto shkrime dhe njoftimi i publikuar si i tillë, është një dezinformacion i cili ka për qëllim të krijoj pasiguri te qytetarët e asaj zone dhe të njollosë punën e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës, si institucion i besueshëm dhe transparent do kujdeset në vazhdimësi që të ofrojë informacione zyrtare për media dhe opinionin e gjerë, kurdo që ato kërkohen dhe janë të nevojshme për media dhe publikun”, ka thënë Policia e Kosovës në demantimin e dezinformatave nga Beogradi.

https://www.euronews.com/2023/06/26/s

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Ministri rus i Mbrojtjes dezinformon: NATO dhe Perëndimi janë kërcënimet kryesore për paqen botërore
Next: Dezinformon Informer: Kurti po dëshiron të uzurpojë Manastirin e Graçanicës

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin 2 min read
  • Fact Checking

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

The Geopost April 30, 2026
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.