Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon Informer: Kurti po dëshiron të uzurpojë Manastirin e Graçanicës

The Geopost November 27, 2024 2 min read
Share the news

Mediumi serb “Informer” ka dezinformuar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti se gjoja po dëshiron të uzurpojë Manastirin e Graçanicës pa asnjë bazë. Në një artikull ku dezinformohet se po “kryhet terror ndaj serbëve” ndërsa Kurtit iu referua si terrorist.

Çka raportoi Informer?

“Kryeministri Albin Kurti, shkoi një hap më tej kur është fjala për terrorin ndaj serbëve në Kosovë dhe tani ai dëshiron të uzurpojë manastirin e Graçanicës dhe të akuzojë rrejshëm kishat dhe manastiret serbe për kryerjen e aktiviteteve ilegale dhe terroriste. Përkatësisht, autoritetet e Prishtinës, në krye me ekstremistin dhe terroristin Albin Kurti, po bëjnë gjithçka që të dëshmojnë se në vendet e shenjta serbe në territorin e Kosovës dhe po kryhen aktivitete ilegale, ndërsa tani kanë sulmuar edhe manastirin e Graçanicës, duke treguar se Banjska dhe Graçanica janë manastire që janë kthyer në vende ku zhvillohen aktivitete ilegale dhe terroriste, sepse në to, siç thonë ata, dinari si monedhë qarkullon lirshëm. Për të përhapur urrejtje dhe destabilitet etnik dhe fetar në territorin e Kosovës, Prishtina çdo ditë përpiqet t’i etiketojë vendet e shenjta serbe si vende ku kryhen aktivitete ilegale dhe tani ka shkuar një hap më tej, duke pretenduar se përdorimi i dinarët në Graçanicë janë akt terrorist dhe veprimtari ilegale, megjithëse e vetmja monedhë zyrtare në territorin e Serbisë është ekskluzivisht dinari, jo euro!”.

Analiza:

Mediumi serb “Informer” ka dezinformuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron të uzurpojë Manastirin e Graçanicës. Kushtetua e Kosovës garanton të drejtat e secilit minoritet të kryejë ritet fetare në vendet e tyre përkatëse të kultit, përfshirë edhe komunitetin serb. Për zbatimin e saj janë angazhuar të gjitha udhëheqësitë e Kosovës pa dallim.

Informer po dezinformon me qëllim kundër kryeministrit Albin Kurti pas një raportimi në mediat e Kosovës se brenda Manastirit të Graçanicës po këmbehet euroja me dinarë, megjithëse Kurti nuk ka bërë ndonjë deklaratë rreth këtij manastiri.

Ndërkaq, rreth manastirit në Banjskë është dëshmuar se janë gjetur armë dhe municione që u grumbulluan për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator 2023 ku u vra një polic i Kosovës. Policia e Kosovës kishte mbajtur një konferencë për media atëherë ku prezantoi një arsenal të madh armësh të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike të konfiskuara gjatë aksionit policor. Policia tha se ato u përdorën kundër policëve nga terroristët serbë. Para se të ndodhte sulmi për këto armë kishte paralajmëruar deputetja britanike Alicia Kearns e cila kishte ngritur alarmin se manastiret serbe po përdoren për grumbullim të armëve./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Vuçiq dhe Ministria e Brendshme e Serbisë dezinformojnë: Policë të Kosovës kaluan kufirin me Serbinë
Next: Zakharova manipulon faktet për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë

The Geopost April 17, 2025
Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi 2 min read
  • Fact Checking

Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi

The Geopost April 9, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.