Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon “Alo”: Gjendje shtet-rrethimi në Mitrovicë, policia maltreton serbët

The Geopost November 30, 2024 2 min read
Share the news

Gazeta serbe “Alo” ka publikuar një titull të ekzagjeruar që nuk përkon me tekstin brenda artikullit. Në titull shkruhet se në Mitrovicë në Kosovë ka gjendje shtet-rrethimi dhe se Policia e Kosovës me tyta të gjata po bastis dhe maltreton serbët. 

Çka shkroi Alo?

“Gjendje e shtet-rrethimit në Mitrovicë, shihni sesi policia e Kurtit me tyta të gjata bastis dhe maltreton serbët”.

Këtë titull ka vendosur në artikull Alo, ndërsa brenda tekstit shkruan: “Tashmë gjatë paradites vërehej se njësitet speciale po grupoheshin në Mitrovicën e Jugut, kështu që rreth orës 13:00 do të hynin në veri të Mitrovicës përmes urës kryesore mbi Ibër dhe përmes Mëhallës së Boshnjakëve. Ata janë vendosur në kolona dhe aktualisht të paktën katër deri në pesë anëtarë të njësive speciale janë në çdo kryqëzim në qytet. Ata janë vendosur edhe para ndërtesave, dhe ka patrulla në rrugë”.

https://www.alo.rs/vesti/kim/989365/opsadno-stanje-u-kosovskoj-mitrovici-gledajte-kako-kurtijeva-policija-sa-dugim-cevima-vrsi-racije-i-maltretira-srbe-foto-video/vest?

Analiza:

“Alo” ka ekzagjeruar me qëllim titullin pa ofruar asnjë bazë dhe fakt, me qëllimin që të shkaktojë panik dhe një pasqyre të rreme për publikun serb.

Institucionet e sigurisë së Kosovës kanë rritur prezencën e tyre në veri të vendit pas sulmit terrorist më 29 nëntor në kanalin jetik të ujit Ibër-Lepenc nga i cili varet furnizimi me ujë të pijshëm për shumë zona dhe më e rëndësishmja nga ky kanal merret uji për ftohjen e termocentraleve të KEK-ut.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=3438178699810739&rdid=IS30SE1GQ2z5RV6U

Policia e Kosovës ka njoftuar se tetë persona janë arrestuar me dyshimin për përfshirje në këtë sulm terrorist, ndërsa ka garantuar se qytetarët e pafajshëm nuk kanë nevojë të frikësohen nga veprimet e Policisë në veri sepse në shënjestër janë ata që shkaktuan sulmin terrorist.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, iu ka bërë thirrje qytetarëve në veri që të bashkëpunojnë me Policinë për këtë rast dhe ka bërë thirrje gjithashtu që ata të ndihen të sigurt.

/G.Venhari

Continue Reading

Previous: Vuçeviq dezinformon se “Kurti po përdor ngjarjet për të dërguar FSK në veri”
Next: Profesori serb dezinformon: Në sheshin e Mitrovicës shqiptarët po ngacmojnë vajzat, gratë dhe të moshuarat serbe

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit 6 min read
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit

The Geopost September 8, 2025
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra

The Geopost August 19, 2025
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës 2 min read
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës

The Geopost July 25, 2025
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.