Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Profesori serb dezinformon: Në sheshin e Mitrovicës shqiptarët po ngacmojnë vajzat, gratë dhe të moshuarat serbe

The Geopost December 1, 2024 2 min read
Share the news

Boris Bratina, profesor nga Fakulteti Filozofik në Mitrovicë, ka dezinformuar se gjoja në sheshin nw Mitrovicw tw Veriut shqiptarët po ngacmojnë gratë, vajzat e të moshuarat serbe. Këtë deklaratë të rrejshme e ka publikuar mediumi serb “Informer” që dezinformoi po ashtu se kryeministri Albin Kurti po dëshiron të ndërrojë strukturën etnike në Mitrovicë të Veriut.

Çka deklaroi Bratina?

“Në Mitrovicë duket sikur shqiptarët janë në një të tretën e asaj shëtitore dhe më pas ata  ngacmojnë mbi gratë, vajzat dhe veçanërisht të moshuarat. Ata sillen shumë paturpësisht. Ekziston një lloj lufte kafenesh. Ata ulen në një kafe dhe ne në një tjetër. Prania e shqiptarëve në veri të Mitrovicës ishte e diktuar. Kurti dëshiron ta bëjë veriun të tillë që të ketë një popullsi shqiptare që do të ishte aty për të bërë hile me popullsinë që do t’i kundërshtonte serbët. Sigurisht që nuk është e mundur. Ata duan të vendosen aty ku nuk e kanë vendin, të marrin diçka për asgjë në kurriz të serbëve”.

Analiza:

Bratina ka dezinformuar për gjoja ngacmime të grave serbe me qëllim të nxitjes se një situate të panikut dhe frikës te populli. Në sheshet e Mitrovicës së Veriut nuk është regjistruar asnjëherë diçka e tillë siç thotë Bratina i cili pa asnjë bazë ka bërë deklaratën.

Aktualisht Policia e Kosovës ka shtuar prezencën në Mitrovicë e Veriut për shkak të sulmit terrorist që ka ndodhur në kanalin e ujit të Ibër Lepencit. Këtë prezencë të shtuar për shkak të rritjes së sigurisë zyrtarë serbë e protagonistë të tjerë po e shfrytëzojnë për të dezinformuar për kinse dhunë të ushtruar ndaj popullit serb.

Shtetet perëndimore i kanë dhënë përkrahje të plotë autoriteteve të Kosovës në zbardhjen e rastit terrorist dhe sjelljen para drejtësisë të autorëve që kryen këtë sulm ndaj një kanali jetik për ujin e pijshëm për disa zona dhe po ashtu për Korporatën Energjetike të Kosovës.

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët serbë të bashkëpunojnë me policinë për këtë rast që ka prekur edhe atë pjesë të vendit dhe iu ka bërë thirrje atyre që të mos shqetësohen nga këto aksione sepse askush nga qytetarët e pafajshëm nuk do të ndiqet.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Dezinformon “Alo”: Gjendje shtet-rrethimi në Mitrovicë, policia maltreton serbët
Next: Dezinformon eurodeputeti Geadi: Ka përpjekje sistematike për dëbimin dhe vrasjen e serbëve

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025
Lavrov dezinformon: Rusia përpiqet për bashkëpunim të drejtë e pa konflikte 3 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon: Rusia përpiqet për bashkëpunim të drejtë e pa konflikte

The Geopost May 24, 2025
Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve 1 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Vendet e BE-së vazhdojnë praktikën e kufizimit të së drejtës sovrane të shteteve

The Geopost May 8, 2025
Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’ 4 min read
  • Fact Checking

Analizë: Koordinimi i dezinformimit nga “Zyra për Kosovë”, Lista Serbe dhe portal “KosovoOnline” përmes një manipulimi të thjeshtë ‘CheapFake’

The Geopost April 30, 2025
Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Kozarev dhe ambasadori bjellorus dezinformojnë rreth protestave dhe Kosovës

The Geopost April 25, 2025
Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

The Geopost April 18, 2025
Tweets by theGeopost

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.