Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Politika përhap dezinformata: Luftë e kontrolluar kundër Serbisë në veri të Kosovës

The Geopost April 1, 2025 2 min read
Share the news

Portali Politika vazhdon të përhap dezinformata kundër autoriteteve në Kosovë, shembulli i fundit i të cilave është artikulli me titull “Lufta e kontrolluar kundër Serbisë në veri të Kosovës”. Teksti i nënshkruar nga Dejan Spaloviq përmban pretendime të rreme për ta paraqitur kryeministrin e Kosovës si kërcënim për stabilitetin në rajon, duke injoruar kërcënimet reale të sigurisë që vijnë nga Serbia.

Çfarë thotë Politika:

“Çezmat financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën janë gjithnjë e më të pasigurta, Amerika po ia kthen shpinën Albin Kurtit dhe shpesh përflitet se ky shtet më i fuqishëm i NATO-s po mendon të tërhiqet nga rajoni. Me tregues shumë të dobët ekonomikë dhe faktin se Vetëvendosje nuk fitoi vota të mjaftueshme në zgjedhjet e shkurtit për të qenë në gjendje të menaxhojë në mënyrë të pavarur institucionet e Kosovës janë ende si arsye artificiale. duke provokuar incidente të armatosura në veri të krahinës, të cilat mund të përshkallëzohen në një luftë në veri të Kosovës, për të cilën ata do të fajësojnë Serbinë”, tha Spaloviq në një shkrim të botuar nga Politika.

https://www.politika.rs/sr/clanak/670182/

Analiza:

Një nga dezinformatat kryesore në këtë artikull është pretendimi se Albin Kurti “provokon artificialisht incidente të armatosura në veri të Kosovës” për të fajësuar Serbinë. Ky lloj dezinformimi qarkullon vazhdimisht në mediat serbe, pa asnjë provë, duke anashkaluar faktin se janë strukturat ilegale të sigurisë dhe formacionet paramilitare të Serbisë ato që janë përgjegjëse për destabilizimin e rajonit.

https://www.slobodnaevropa.org/a/kosovo-vojska-sad/

Autori i tekstit dezinformon edhe për tërheqjen e KFOR-it nga Kosova. Megjithatë, në fillim të muajit mars, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi se nuk ka pasur ndonjë ndryshim në pozicionin e forcave amerikane në Kosovë.

https://www.koha.net/en/arberi/departamenti-amerikan-i-mbrojtjes-nuk-ka-ndryshime-te-planifikuara-per-trupat-ne-kosove?

https://jfcnaples.nato.int/kfor/media-center/archive/news/2025/us-task-force-aviation-and-jic-soldiers-conducted-an-aerial-patrol?

Artikulli gjithashtu dezinformon se shërbimet perëndimore të inteligjencës qëndrojnë pas planifikimit të pretenduar të një konflikti në veri të Kosovës, megjithëse deklaratat zyrtare nga Uashingtoni dhe Brukseli hedhin poshtë çdo sugjerim për nxitje të konfliktit./G.Venhari/

Continue Reading

Previous: Vulin dhe Zakharova me propagandë për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
Next: Vuçiq bën pretendimin e rremë se nuk e ka parë Putinin për tre vjet e gjysmë

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit 6 min read
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit

The Geopost September 8, 2025
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra

The Geopost August 19, 2025
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës 2 min read
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës

The Geopost July 25, 2025
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.