Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Vuçiq bën pretendimin e rremë se nuk e ka parë Putinin për tre vjet e gjysmë

The Geopost April 3, 2025 2 min read
Share the news

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka bërë një pretendim të rremë se nuk e ka parë presidentin rus Vladimir Putin në tri vite e gjysmë. Përveq Sputnik Serbia, këtë deklaratë e kanë raportuar edhe mediat e tjera serbe, si dhe shumica e atyre ruse, ndërsa Vuçiq foli për takimin e planifikuar me Putinin më 9 maj në Moskë.

Vuçiq tha:

“Unë nuk e kam parë Putinin për tre vjet. Dhe shumë prej tyre kanë folur fshehurazi me të, dhe unë njoh të paktën dy udhëheqës botërorë që kanë folur fshehurazi me të”, tha Vuçiq, sipas Sputnik Serbia. Vuçiq shtoi se takimi më 9 maj do të ishte takimi i tij i parë me Putinin pas tre vjet e gjysmë.

Analiza:

Vuçiq e pa Putinin më 17 shkurt 2023 në Pekin – Ndryshe nga pretendimet e tij, Vuçiq u takua me Putinin në margjinat e një takimi ndërkombëtar në Pekin vitin e kaluar. Vetë Vuçiq më pas e konfirmoi publikisht atë takim, duke thënë se kishin një “bisedë të shkurtër”.

https://www.rferl.org/a/vucic-serbia-russia-putin-eu/33100827.html

Në shkurt 2023, Vuçiq deklaroi: “Unë pashë Presidentin Putin dhe folëm shkurt, shumë shkurt, nuk patëm një takim dypalësh.”

Vucic has ‘friendly’ meeting with Putin in China – Euractiv

Kjo tregon qartë se Vuçiq mashtroi publikun kur pretendoi se nuk e kishte parë Putinin për tre vjet e gjysmë.

Ky dezinformatim ka motive të qarta politike – për të minimizuar marrëdhëniet e tij me Kremlinin para komunitetit ndërkombëtar, duke ndërtuar në të njëjtën kohë një narrativë të lidhjeve të forta me Moskën në publikun vendas.

https://www.euractiv.com/section/politics/news/vucic-has-friendly-meeting-with-putin-in-china/

https://n1info.rs/english/news/vucic-meets-putin-in-beijing/

https://www.kurir.rs/vesti/politika/9630570/vucic-u-intervjuu-sa-mariom-nafalom

https://www.politika.rs/sr/clanak/670422/vucic-svetski-lideri-tajno-razgovarali-sa-putinom

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Politika përhap dezinformata: Luftë e kontrolluar kundër Serbisë në veri të Kosovës
Next: Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin 2 min read
  • Fact Checking

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

The Geopost April 30, 2026
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.