Vladislav Maslenikov, drejtor i Departamentit të Çështjeve Evropiane në Ministrinë e Jashtme ruse, po përhap dezinformata duke pretenduar se Bashkimi Evropian ka përjetuar një “dështim të plotë” si ndërmjetës në dialogun Kosovë-Serbi.
Çfarë tha Maslenikov:
“Bashkimi Evropian ka përjetuar një dështim të plotë si ndërmjetës midis Beogradit dhe Prishtinës dhe për shumë vite ka dështuar të respektojë angazhimet e tij për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Maslenikov në panelin “Rajoni i Ballkanit në sistemin e sigurisë euroaziatike”.
Analiza:
Maslenikov po përpiqet të diskreditojë Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e tij ndërmjetësuese, ndërkohë që fsheh rolin destruktiv të Serbisë në dialogun me Kosovën.
Por faktet tregojnë të kundërtën. Pavarësisht të gjitha sfidave, BE-ja mbetet i vetmi lehtësues i besueshëm dhe konstruktiv i dialogut. Brukseli nuk po punon vetëm për një marrëveshje, por edhe për stabilitet dhe siguri afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, i cili ofron një perspektivë të qartë evropiane për të gjitha vendet në rajon.
Bashkimi Evropian është adresa kryesore për të ardhmen e Ballkanit – si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Anëtarësimi i plotë në BE mbetet e vetmja rrugë realiste drejt paqes së qëndrueshme, zhvillimit dhe tejkalimit të konflikteve të kaluara./N.A./

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu