Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon sërish për Kosovën dhe Krimenë

The Geopost April 17, 2025 2 min read
Share the news

Në një tjetër shpërthim të makinerisë propagandistike ruse, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka përdorur sërish Kosovën si armë për të justifikuar agresionin rus. Në një intervistë për Kommersant, Lavrov bëri dezinformata për pavarësinë e Kosovës.

Lavrov tha:

“Për Perëndimin, e drejta e vetëvendosjes padyshim varet nga kush e kërkon. Jo, nuk mundeni, ju jeni sllavë dhe këtu kemi shqiptarë. Këto janë gjëra raciste. Ne nuk i detyrohemi askujt më asgjë, do të sillemi si të duam.”

Ata nuk u interesuan për këtë. Ata thjesht vendosën rrugën për shkëputje. Për më tepër, në Kosovë nuk ka pasur referendum. Aty, përfaqësuesi i OKB-së, ish-presidenti i turpëruar finlandez, Martti Ahtisaari, thjesht u ngrit dhe tha se Kosova tani është e pavarur – pa referendum, asgjë. Amerikanët i thanë “Kjo duhet bërë”, dhe ai e bëri”, tha Lavrov.

https://www.alo.rs/vesti/svet/1050083/sergej-lavrov-uporedio-kosovo-i-krim-brutalno-opleo-po-zapadu-to-su-rasisticke-stvari/vest

https://www.blic.rs/vesti/svet/lavrov-ponovo-o-krimu-i-kim-samo-su-rekli-da-je-kosovo-nezavisno/

Analiza:

Edhe pse nuk u mbajt një referendum klasik, rruga drejt pavarësisë së Kosovës ishte një proces shumëvjeçar politik, juridik dhe ndërkombëtar. Pas represionit brutal dhe krimeve të luftës kundër Shqiptarëve në vitet 1990, përfshirë spastrimin etnik, ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 ndaloi gjenocidin dhe Kosova u vendos nën administrimin ndërkombëtar të OKB-së.

https://www.nato.int/cps/en/natohq/topics_49602.htm?

Plani i Ahtisaarit parashikonte gjithashtu mekanizma për mbrojtjen e pakicave, një kornizë demokratike dhe mbikëqyrje ndërkombëtare, të cilat Serbia nuk ka qenë kurrë e gatshme t’i pranojë, pasi qëllimi i saj ishte të vazhdonte dominimin e saj mbi popullin shqiptar.

https://www.securitycouncilreport.org/

Lavrov ankohet për shkeljen e pretenduar të integritetit territorial të Serbisë, ndërsa në të njëjtën kohë justifikon pushtimin brutal të Ukrainës nga Rusia, aneksimin e Krimesë dhe përpjekjet e saj për të shkatërruar sovranitetin e vendit. Narrativa serbo-ruse e një ‘shkeljeje të ligjit ndërkombëtar’ bie para krimeve të veta dhe standardeve të dyfishta të propaganduara nga Lavrov.

Lavrov hesht qëllimisht për faktin vendimtarqë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi në vitin 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel të drejtën ndërkombëtare. Në opinionin e saj, të kërkuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Gjykata deklaroi qartë:

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur asnjë rregull të së drejtës ndërkombëtare”

Ky aktgjykim hedh poshtë drejtpërdrejt të gjitha pretendimet e Lavrov për “paligjshmërinë” e pavarësisë së Kosovës.

Dokumenti i plotë gjendet në këtë link:

https://www.icj-cij.org/node/101885

/G.Venhari/

 

Continue Reading

Previous: Maslenikov dezinformon: BE-ja ka përjetuar një dështim të plotë në dialogun Kosovë-Serbi
Next: Zakharova dezinformon: Brukseli ndërhyn në punët e brendshme të Serbisë

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit

The Geopost September 17, 2026
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë

The Geopost September 17, 2026
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

The Geopost August 28, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.