Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Kosova, Ukraina dhe Perëndimi cak i dezinformatave të Serbisë e Rusisë gjatë vitit 2024

The Geopost January 4, 2025 9 min read
Share the news

Edhe përgjatë vitit 2024 Kosova, Ukraina dhe Perëndimi kanë qenë në cakun e dezinformatave të orkestruara të Serbisë dhe Rusisë. Në rastin e Kosovës, në qendër këto dezinformata kanë pasur krijimin e perceptimit se në Kosovë serbët persekutohen, arrestohen e torturohen. Dezinformatat me tematikë të njëjtë janë shtyrë përpara si nga Qeveria në Beograd ashtu edhe në Moskë ku kjo e fundit ka përdorur më së shumti Ministrinë e Punëve të Jashme. Ndërkaq, narrativat e njëjta me të institucioneve ruse e serbe i kanë vazhduar edhe mediat propagandistike të të dyja vendeve të cilat kontrollohen nga regjimet në Rusi e Serbi.

Po ashtu, dezinformata në lidhje me luftën në Ukrainë janë plasuar si nga tabloidët në Rusi ashtu edhe në Serbi. Ndërkaq, Perëndimi është munduar të paraqitet si ndezës i konfliktit atje dhe si përkrahës i “spastrimit etnik” të serbëve në Kosovë.

Më së shpeshti nga Serbia është targetuar veriu i Kosovës ku janë munduar të paraqesin se Policia e Kosovës po kryen terror mbi qytetarët serbë. Së fundi ndërhyrjen e Policisë së Kosovë për mbylljen e disa objekteve ku janë keqpërdorur paratë e vetë qytetarëve dhe biznese, qeveria në Serbi e ka përdorur për të thënë se ka pasur “terror e brutalitet” ndaj serbëve në Kosovë. Ajo gjithashtu dezinformoi se po konfiskohen jashtëligjshëm pronat e serbëve në veri të Kosovës. Gjatë aksionit policor askush nuk është frikësuar apo sulmuar siç pretendoi qeveria e Serbisë.

Patriarku rus dezinformon për shfaqjen artistike në Ulpianë – The Geopost

Sigurisht që narrativën e Serbisë për sulmin që ndodhi në fund të nëntorit ndaj infrastrukturës jetike në Ibër-Lepenc e përhapi edhe ambasadori rus në Beograd,  Aleksandar Bocan-Kharchenko. Ambasadori rus, pa asnjë provë në dispozicion, mbështeti narrativën e përhapur nga kryeministri serb si dhe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke cituar deklaratën e tij se “Serbia nuk ka lidhje me shpërthimin në afërsi të Zubin Potokut”, duke shtuar se ai nuk është i befasuar nga “aktet terroriste kundër serbëve” që jetojnë në veriun e Kosovës. Për më tepër këto deklarata i bëri për mediumin RT Balkan, i cili i shërben këtij misioni të propagandës serbo-ruse.

Policia e Kosovës për sulmin në Ibër Lepenc ka shfaqur më pas provat e gjetura në vendin e ngjarjes, duke thënë se armatimi ka qenë i mbetur edhe nga sulmi i Banjskës, ndërsa u panë edhe shumë simbole serbe.

Patriarku rus dezinformon për shfaqjen artistike në Ulpianë – The Geopost

Përveç institucioneve, mediave e personave të ndryshëm publikë, dezinformata vijnë edhe nga kisha serbe.

Patriarku i rus, Kirill i kishte dërguar një letër Patriarkut serb Porfirio, në të cilën dezinformon për një shfaqje artistike në Ulpianë.

“Me hidhërim të thellë mësova për aksionin blasfem të kryer së fundi nga shqiptarët e Kosovës në rrënojat e Ulpianës së lashtë. Kompozimi i tre kryqeve, që të kujtojnë ngjarjet nga historia e shenjtë në Golgota, u dogj publikisht në një festival lokal në një performancë të lirë”, kishte thënë ai.

E vërteta ishte se në Ulpianë ishte mbajtur një performancë artistike që nuk kishte asnjë konotacion fetar. Organizatorët e festivalit shpjeguan se ishte një shfaqje artistike kushtuar shenjtorëve Florus dhe Lavrës, martirë të hershëm të krishterë dhe se nuk kishte të bënte me ndonjë sulm ndaj besimit apo simboleve të krishtera. Sipas tyre, shfaqja u konceptua si një akt që ndriçon temat universale të sakrificës dhe besimit, dhe jo përdhosjen fetare.

Krahasimi i performancës nga Kirill me “përpjekjet për të dekristianizuar tokën serbe” synon të krijojë një imazh të Kosovës si një vend ku komuniteti ortodoks serb sulmohet sistematikisht.

Patriarku rus dezinformon për shfaqjen artistike në Ulpianë – The Geopost

Një prej dezinformatave më të shpeshta që bën Rusia është krahasimi i Kosovës me territoret që ka okupuar nga Ukraina dhe për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, kishte manipuluar me fakte për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës.

“Përvoja tragjike e popullit serb na mëson se si mund të luftojmë për dinjitetin kombëtar. Ishte pikërisht ai term që lidershipi i NATO-s dhe i SHBA-së përdori për të shënjestruar objektet civile dhe ushtarake në Jugosllavi, udhëheqja e të cilave, për të ruajtur vendin, duhej të luftonte për atë që ishte gjithmonë e rëndësishme për ta. “Tani lidershipi i Serbisë nuk ka ndërmend të ndjekë politikën e vendeve perëndimore, ata nuk kanë ndërmend të kthejnë faqen në lidhje me agresionin e NATO-s dhe është i vendosur të mos harrojë krimin e luftës të kryer në vitin 1999 kundër Jugosllavisë”. Kjo është ndër deklaratat më të shpeshta që e bën Zakharova për ndërhyrjen e NATO-s, e cila është e faktuar se ka ndalur spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë, ndërsa ajo dezinformon që NATO ka pasur në target objektiva civile.

Vuçiq dezinformon, thotë se nuk ka folur me Putinin që nga lufta në Ukrainë, megjithëse ishte takuar me të në Kinë më 2023 – The Geopost

Zëdhënësja e Punëve të Jashtme ruse në një dezinformatë tjetër ka pretenduar se gjoja Perëndimi po planifikon të destabilizojë situatën në Serbi, ku studentët protestuan për ditë me radhë pas rrëzimit të çatisë së stacionit të trenit.

“Vendet perëndimore po zhvillojnë plane për të destabilizuar situatën në Serbi, duke përdorur mekanizma të frymëzuar nga ‘revolucionet me ngjyra’ dhe presioni ndaj autoriteteve legjitime në vend”, kishte thënë ajo.

Pretendimet e zëdhënëses të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova janë vazhdimësi e narrativës ruse, ku përmes dezinformimit synohet të shihet Perëndimi si pengesë dhe shkaktar i problemeve në Serbi.

Nuk është e vërtetë që Perëndimi ka gisht në protestat që po zhvillohen në shtetin serb, pasi që Perëndimi përkrah të drejtën për t’u shprehur edhe me anë të protestës.

Arsyeja e protestave në Serbi është tragjedia në Novi Sad, ku protestuesit po kërkojnë drejtësi për punimet në stacionin e trenit.

Vuçiq dezinformon, thotë se nuk ka folur me Putinin që nga lufta në Ukrainë, megjithëse ishte takuar me të në Kinë më 2023 – The Geopost

Një tjetër dezinformatë ishte bërë edhe nga zëvendëskryeministri nacionalist i Serbisë, Aleksandar Vulin. Ai kishte dezinformuar se Bashkimi Evropian i jep mbështetje krijimit të “Shqipërisë së Madhe” dhe kishte dezinformuar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova duhet të hyjë në BE si pjesë e Shqipërisë.

Bashkimi Evropian si dhe Perëndimi nuk e kanë mbështetur kurrë konceptin e “Shqipërisë së Madhe”, por avokojnë për ruajtjen e tërësisë territoriale të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën. Ndërkaq, Rama kishte thënë se Shqipëria i mbështet aspiratat e Kosovës për t’u bërë pjesë e BE-së si vend i pavarur e sovran.

Vuçiq dezinformon, thotë se nuk ka folur me Putinin që nga lufta në Ukrainë, megjithëse ishte takuar me të në Kinë më 2023 – The Geopost

Në një përpjekje për të mbuluar lidhjet e forta me Rusinë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë konferencës në Globsec në Pragë më 31 gusht, kishte dezinformuar se nuk ishte takuar me homologun e tij rus, Vladimir Putin që nga lufta në Ukrainë.

Megjithatë, kjo u demantua shpejt sepse ishte informatë publike që në tetor të vitit 2023, Vuçiq dhe Putin kishin zhvilluar një bisedë të shkurtër dhe për këtë takim kishte deklaruar vetë Vuçiq atëherë.

Vuçiq dezinformon, thotë se nuk ka folur me Putinin që nga lufta në Ukrainë, megjithëse ishte takuar me të në Kinë më 2023 – The Geopost

Për luftën në Ukrainë, një dezinformatë erdhi nga Igor Nikulin, një ekspert ushtarak rus dhe ish-anëtar i Komisionit të Armëve Biologjike të OKB-së. Ai ka dezinformuar se ka dhjetëra laboratorë biologjikë perëndimorë pranë kufirit rus për të zhvilluar një luftë biologjike të padeklaruar kundër Rusisë dhe aleatëve të saj.

Por kjo ishte krejtësisht e pavërtetë meqë laboratorët për të cilët flasin autoritetet ruse janë në fakt laboratorë që kanë sisteme të ndryshme për filtrimin e ajrit, gazrave, kimikateve dhe ujit para se të lëshohen në mjedis. Ato kanë të bëjnë gjithashtu me bashkëpunimin e Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës me ekspertë gjermanë nga BNITM, Instituti Bernhard Nocht për Mjekësinë Tropikale në Hamburg, me qëllim përmirësimin e mbikëqyrjes dhe diagnostikimit të sëmundjeve si ethet hemorragjike Krime-Kongo.

Eksperti ushtarak rus dezinformon për ekzistencën e laboratorëve biologjikë perëndimorë pranë kufirit – The Geopost

Së fundi një dezinformatë e re erdhi nga Rusia që për shënjestër kishte Francën duke u munduar ta godasë atë për shkak të mbështetjes që i ka dhënë Ukrainës që nga agresioni rus.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka dezinformuar se Franca ishte përpjekur të vendoste “dialog” me Moskën për Ukrainën, por pa pjesëmarrjen e Kievit. Por ky pretendim u hodh poshtë menjëherë nga Parisi. Një burim diplomatik francez i tha AFP-së: “Autoritetet ruse janë mësuar të bëjnë komente të papërmbajtura që synojnë të shfrytëzojnë një luftë agresioni për të cilën ata mbajnë përgjegjësi të plotë. Siç ka përsëritur Franca që nga fillimi i luftës, i takon Ukrainës, vendit ndaj të cilit kryhet agresion, të përcaktojë kohën dhe kushtet në të cilat ata dëshirojnë të hyjnë në një proces negociator”.

Dezinformon Lavrov: Franca deshi të bënte dialog me Moskën për Ukrainën, por pa pjesëmarrjen e Kievit – The Geopost

Përpjekja e Rusisë për të paraqitur Perëndimin si nxitës të përshkallëzimit mbështetet edhe nga kisha ruse. Një dezinformatë e tillë ishte shpërndarë edhe nga portali Sputnik Serbia, i cili kishte dezinformuar duke përdorur deklaratat e Patriarkut të Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill për të justifikuar agresionin rus kundër Ukrainës dhe për ta paraqitur Perëndimin si armikun kryesor të “identitetit shpirtëror” të Rusisë.

“Bota perëndimore provokon vazhdimisht një përshkallëzim që kërcënon të zhvillohet në një konflikt të drejtpërdrejtë midis dy botëve. Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, i cili inkurajohet vazhdimisht nga forcat nga jashtë, është kërcënimi më i madh i jashtëm për botën ruse”, kishte thënë ai.

Sputnik e raportoi këtë pa ndonjë rishikim kritik, duke përforcuar më tej narrativën propagandistike të një lufte të shenjtë kundër Perëndimit. Sidoqoftë, Perëndimi ka dëshmuar në vazhdimësi se është përpjekur që të ndalë agresionin rus në Ukrainë përmes sanksioneve të shumta të vendosura kunër Rusisë dhe atyre që ndihmojnë luftën e saj atje, ndërsa është shprehur në vazhdimësi se ky agresion duhet të marrë fund.

Kirill: Perëndimi po provokon vazhdimisht përshkallëzim që kërcënon të zhvillohet në një konflikt mes “dy botëve” – The Geopost

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Dezinformon Lavrov: Franca deshi të bënte dialog me Moskën për Ukrainën, por pa pjesëmarrjen e Kievit
Next: Dezinformon Patriarku Porfirije në fjalimin e Krishtlindjes: Serbët në Kosovë, kombi më i kërcënuar në Evropë

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit 6 min read
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit

The Geopost September 8, 2025
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra

The Geopost August 19, 2025
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës 2 min read
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës

The Geopost July 25, 2025
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.