Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Dezinformon Lavrov: Franca deshi të bënte dialog me Moskën për Ukrainën, por pa pjesëmarrjen e Kievit

The Geopost December 28, 2024 2 min read
Share the news

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka dezinformuar se Franca ishte përpjekur të vendoste “dialog” me Moskën për Ukrainën, por pa pjesëmarrjen e Kievit. Por ky pretendim që u hodh poshtë nga Parisi.

Çfarë deklaroi Lavrov?

“Do të përmbahem nga thellimi në specifika për të shmangur çdo papërgjegjshmëri. Në disa raste, përmes kanaleve konfidenciale, ne kemi marrë mesazhe nga homologët tanë francezë që ofrojnë ndihmë në vendosjen e një dialogu në lidhje me çështjen ukrainase, duke përjashtuar vetë Ukrainën. Kjo qasje bie ndesh me parimin e theksuar në mënyrë të përsëritur nga Perëndimi: “asnjë fjalë për Ukrainën pa Ukrainën”. Ne jemi të hapur për komunikim – jemi të përgatitur të dëgjojmë”.

https://www.rtv.rs/sr_lat/evropa/lavrov-francuska-predlozila-rusiji-dijalog-o-ukrajini-bez-ucesca-kijeva_1595199.html?

Analiza:

Ministri i Jashtëm rus ka dezinformuar se Franca ka zhvilluar biseda të tilla. Franca e ka demantuar menjëherë një deklaratë të tillë. Një burim diplomatik francez i tha AFP-së: Autoritetet ruse janë mësuar të bëjnë komente të papërmbajtura që synojnë të shfrytëzojnë një luftë agresioni për të cilën ata mbajnë përgjegjësi të plotë. Siç ka përsëritur Franca që nga fillimi i luftës, i takon Ukrainës, vendit ndaj të cilit kryhet agresion, të përcaktojë kohën dhe kushtet në të cilat ata dëshirojnë të hyjnë në një proces negociator”.

Lavrov Claims France Sought Dialogue on Ukraine War Without Kyiv – The Moscow Times

Russia’s Lavrov says France sought talks without including Kyiv – POLITICO

Vendet perëndimore kanë bërë thirrje në vazhdimësi për një front të bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe kanë thënë vazhdimisht se asnjë vendim nuk mund të merret pa marrëveshjen e Ukrainës.

Lavrov gjithashtu nuk tha se kur kanë ndodhur këto thirrje dhe nuk zbuloi më shumë detaje rreth kontaktit të supozuar./G.Venhari/

Continue Reading

Previous: Zakharova dezinformon: Perëndimi po planifikon të destabilizojë situatën në Serbi
Next: Kosova, Ukraina dhe Perëndimi cak i dezinformatave të Serbisë e Rusisë gjatë vitit 2024

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.