Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Lista Serbe dhe Simiq dezinformojnë sërish për Ligjin për të Huajt, ndonëse i njëjti ligj ekziston edhe në Serbi

The Geopost February 11, 2026 2 min read

FOTO: THE GEOPOST

Share the news

Lista Serbe dhe funksionari i saj Igor Simiq kanë vazhduar fushatën e dezinformimit të opinionit publik, duke pretenduar se zbatimi i Ligjit për të Huajt në Kosovë është gjoja një “plan për spastrimin etnik të serbëve”, ndonëse i njëjti ligj ekziston edhe në Serbi.

Çfarë ka deklaruar Igor Simiq?

Duke qenë i ftuar në TV Pink, Igor Simiq ka deklaruar se ligjet e Kosovës janë:

“të hartuara me qëllim të spastrimit etnik të serbëve nga Kosova”,

se “rreth 10.000 serbë” do të mbesin pa të drejtë qëndrimi,

se “7.000 persona do të mbeten në pikat kufitare”,

si dhe se ligji do të çojë në “ndarjen e familjeve” dhe në kolaps të sistemit arsimor dhe shëndetësor.

Analizë:

Ligji për të Huajt fillon të zbatohet më 15 mars, por ai nuk parashikon ndalim automatik të hyrjes, kthime masive nga pikat kufitare, as masa kolektive.

Ligji rregullon regjistrimin e qëndrimit, evidencën e hyrje-daljeve dhe detyrimet administrative për personat që nuk posedojnë dokumente të Kosovës.

Pretendimi i Simiqit se “7.000 persona do të mbeten në pikat kufitare më 15 mars” nuk ekziston në asnjë dokument zyrtar.

Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar qytetarët për muaj me radhë, përfshirë edhe serbët, për detyrimet që burojnë nga ky ligj dhe i kanë ftuar ata të pajisen me dokumente të Kosovës ose të rregullojnë statusin e tyre.

Ligji për të Huajt hyn në fuqi më 15 mars, por pa masa kolektive. Bëhet fjalë për një rregullim administrativ të qëndrimit, i cili ekziston edhe në shtete të tjera.

Po ashtu, Simiqi injoron faktin se i njëjti parim i Ligjit për të Huajt zbatohet edhe në Serbi.

Ligji për të Huajt i Serbisë parasheh pothuajse të njëjtat detyrime – regjistrimin e qëndrimit dhe posedimin e dokumentacionit të vlefshëm.

Ajo që në Serbi konsiderohet detyrim administrativ, Lista Serbe në Kosovë e shpall “spastrimi etnik”.

The GEOPOST

Tags: Dezinformimi Igor Simiq Kosova Lista Serbe Serbia

Continue Reading

Previous: Zaharova përhap narrativë të rreme për “shpalljen e serbëve të huaj” në Kosovë
Next: Novosti dezinformon për takimin trilateral në Shkodër

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero” 8 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”

The Geopost August 29, 2026
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës

The Geopost August 28, 2026
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja” 5 min read
  • Analiza
  • Fact Checking
  • News

Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”

The Geopost August 26, 2026
RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244 4 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për KFOR-in dhe Rezolutën 1244

The Geopost August 18, 2026
Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për tërheqjen e KFOR-it nga ura mbi Ibër

The Geopost August 13, 2026
Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Fact-checking: Lista Serbe paraqet si fakt një pretendim të paverifikuar për kinse rrahjen e Nenad Rashkoviqit nga Policia e Kosovës

The Geopost August 12, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.