Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Patriarku rus dezinformon për shfaqjen artistike në Ulpianë

The Geopost September 19, 2024 2 min read
Share the news

Patriarku i rus, Kirill i dërgoi një letër Patriarkut serb Porfirio, në të cilën dezinformon për shfaqjen artistike në Ulpianw, e cila nuk kishte asnjë rëndësi fetare dhe nuk ishte e drejtuar kundër asnjë feje në Kosovë.

Kirill tha:

“Me hidhërim të thellë mësova për aksionin blasfem të kryer së fundi nga shqiptarët e Kosovës në rrënojat e Ulpianës së lashtë. Kompozimi i tre kryqeve, që të kujtojnë ngjarjet nga historia e shenjtë në Golgota, u dogj publikisht në një festival lokal në një performancë tw lirë”.

Analiza:

Festivali në Ulpianë nuk kishte për qëllim përdhosjen e kryqeve dhe as nuk kishte konotacion fetar. Djegia e kryqeve në këtë kontekst ishte pjesë e një shfaqjeje artistike, e cila nuk kishte asnjë rëndësi fetare dhe nuk ishte e drejtuar kundër ndonjë feje.


Kirill e përshkroi djegien e kryqeve si “sulm të vetëdijshëm dhe të planifikuar ndaj simboleve të krishtera dhe ortodoksisë në Kosovë”.

Megjithatë, organizatorët e festivalit shpjeguan se ishte një shfaqje artistike kushtuar shenjtorëve Florus dhe Lavrës, martirë të hershëm të krishterë dhe se nuk kishte të bënte me ndonjë sulm ndaj besimit apo simboleve të krishterë. Sipas tyre, shfaqja u konceptua si një akt që ndriçon temat universale të sakrificës dhe besimit, dhe jo përdhosjen fetare.

Krahasimi i performancës nga Kirill me “përpjekjet për të dekristianizuar tokën serbe” synon të krijojë një imazh të Kosovës si një vend ku komuniteti ortodoks serb sulmohet sistematikisht. Megjithatë, autoritetet kosovare dhe organizatorët e festivalit e kanë bërë të qartë se kjo ngjarje nuk ka pasur prapavijë politike apo etnike.

Gjithashtu, Kirill ka akuzuar shqiptarët e Kosovës për përdhosje të simboleve të krishtera, por ka injoruar faktin se në mesin e shqiptarëve të Kosovës ka një numër të madh katolikësh, të cilët e respektojnë edhe kryqin si simbol fetar. Vetë aktiviteti u ndoq nga katolikët shqiptarë, të cilëve performanca nuk iu duk fyese./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Dezinformon Vuçiq: Prishtina nuk do dialog, qëllimi është dëbimi i serbëve nga Kosova
Next: Vuçiq dezinformon për protestat në Luginën e Preshevës, duke mohuar diskriminimin ndaj shqiptarëve

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit 15 min read
  • Fact Checking
  • Siguri

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit

The Geopost October 22, 2026
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit 1 min read
  • Ballkan
  • Fact Checking
  • Intervista

Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit

The Geopost October 21, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit” 4 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”

The Geopost September 24, 2026
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

The Geopost September 24, 2026
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu

The Geopost September 18, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.