Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dezinformuar mbi arsyen kryesore se pse shqiptarët në Luginën e Preshevës kanë protestuar. Ai tentoi që të minimizojë pakënaqësitë e tyre për diskriminim të thellë me atë se arsyeja kryesore e tyre ishte që “forcat e Kurtit” nuk mundën të formojnë koalicion në Bujanoc.
Çka tha Vuçiq?
“Tani po ankohen sepse forcat e Kurtit nuk arritën të formojnë një koalicion të pavarur qeverisës, mbi të gjitha në Bujanoc dhe ky është problemi i tij kyç. Kështu funksionon demokracia, ne nuk kemi asnjë problem me këtë, askush nuk i ka rrahur dhe nuk i ka ngacmuar as asgjë, Serbia është një vend demokratik”.
Analiza:
Presidenti i Serbisë ka dezinformuar se shqiptarët kanë protestuar me arsyen kryesore se nuk arritën të formojnë koalicion në Bujanoc, ndërsa ata si arsye kryesore në protestën e tyre e patën diskriminimin e të drejtave të tyre bazike njerëzore.
Në pankarta ata patën në dorë kërkesa si “duam libra shqip”, “kthema adresën”, “stop pasivizmit selektiv” e të tjera.
Shqiptarët në Serbi me vite përballen me një lloj “spastrimi etnik modern” përmes pasivizimit të adresave, një shkelje e të drejtave që është denoncuar edhe në raportin e Komisionit Evropian për Serbinë më 2022, ndërsa edhe Gjermania kishte reaguar për këtë.
Serbia pasivizon adresat e shqiptarëve në mënyrë jo të ligjshme në mënyrë që të mohojë të drejtat e tyre elementare.

Shteti serb po ashtu nuk i njeh diplomat universitare të atyre studentëve që studiojnë në Kosovë përkundër që mes Kosovës dhe Serbisë është arritur një marrëveshje në Bruksel për këtë çështje, por që Serbia vazhdon ta shkelë.
Kjo është protesta e dytë e shqiptarëve në Serbi.
E para ishte në gusht dhe për këtë protestë qeveria serbe kishte dezinformuar gjithashtu se ishin nxitur dhe udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për kinse destabilizim të rajonit./The Geopost/

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”