Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, gjatë një takimi me ambasadoren e Kubës në Beograd, dezinformoi për gjoja “spastrimin etnik të serbëve në Kosovë” dhe “terrorin” e kryeministrit Albin Kurti.
Çfarë tha Vuçeviq:
“Kryeministri shprehu shqetësimin e tij për situatën në Kosovë dhe terrorin ndaj të cilit po ekspozohet çdo ditë populli serb, për shkak të përpjekjeve të Albin Kurtit për spastrimin etnik të krahinës jugore serbe. Ai theksoi se është e nevojshme të vendoset presion ndërkombëtar mbi Prishtinën që të mund të vazhdojë dialogu me Beogradin dhe të ndalet terrori mbi popullin serb, Vuçeviq në mënyrë të veçantë falënderoi Kubën që nuk e mbështeti Rezolutën për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila, sipas tij, nuk kontribuoi në stabilizimin e situatës në rajon dhe as përmirësimi i marrëdhënieve mes popullit serb dhe boshnjak”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Serbisë, siç raportojnë mediat serbe”.
Analiza:
Nuk ka asnjë fushatë të organizuar të spastrimit etnik të serbëve në Kosovë. Komuniteti serb gëzon mbrojtjen e misioneve ndërkombëtare si KFOR-i dhe EULEX-i, dhe autoritetet e Kosovës po bëjnë përpjekje për integrimin e serbëve në sistemin politik dhe shoqëror të Kosovës.
VIDEO/ Kurti iu drejtohet serbëve në serbisht: Të trajtohemi të gjithë njësoj
Vuçeviq bën thirrje për presion ndaj Prishtinës për të vazhduar dialogun me Beogradin, por nuk përmend se autoritetet serbe, me mbështetjen e strukturave paralele serbe në Kosovë, shpesh kanë bllokuar përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve.
Kosova vazhdimisht e ka theksuar nevojën për dialog, ndërsa Beogradi e ka përdorur shpesh këtë temë si mjet për të fituar pikë politike në vend.
Gjithashtu, Beogradi përdor rregullisht narrativat politike për kërcënimin e serbëve si mjet për të ruajtur ndikimin e tij në veri të Kosovës.
https://www.facebook.com/watch/?v=1443115279948404
Në fjalën e tij, Vuçeviq falënderoi Kubën për mosnjohjen e Rezolutës për Srebrenicën, e cila është gjithashtu pjesë e një politike më të gjerë të manipulimit të fakteve historike./G.Venhari/

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën