Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka dezinformuar kur tentoi që të paraqitet se është pro Perëndimit gjatë konferencës në Globsec në Pragë më 31 gusht. Ai tha se nuk ka folur me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që kur ka nisur Rusia luftën në Ukrainë, por Vuçiq kishte biseduar me të në tetor të vitit 2023 kur të dy ishin në Kinë.
Çka deklaroi Vuçiq?
Vuçiq ende mohoi të kishte lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin, duke hedhur poshtë pretendimet se Serbia vepron si një “kalë Troje” për Moskën. Ai sqaroi se nuk është takuar apo ka folur me Putinin që nga pushtimi rus i Ukrainës mbi dy vjet më parë.
“Po, tradicionalisht kemi lidhje shumë të mira dhe nuk e fshehim. Dhe nuk më vjen turp për këtë,” tha Vuçiq, duke theksuar lidhjet historike midis Serbisë dhe Rusisë.
Analiza:
Vuçiq dezinformon se nuk ka pasur bisedë me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Por më tetor të vitit 2023, Vuçiq dhe Putin kishin zhvilluar një bisedë të shkurtër dhe për këtë takim kishte deklaruar vetë Vuçiq atëherë.
Vitin e kaluar, Vuçiq në vend që të merrte pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë, i cili po mbahej pikërisht në atë kohë, ai udhëtoi në Kinë për të nënshkruar një sërë marrëveshjesh tregtare, duke e lënë kryeministren e atëhershme Ana Brnabiq të përfaqësonte Serbinë në Samitin e Procesit të Berlinit. Në vend të kësaj, ai shkoi në Kinë për të nënshkruar disa marrëveshje tregtare.
Kur një gazetar i Channel One e kishte pyetur se si shkoi takimi me Putinin, Vuçiq tha: “Si zakonisht. Kemi marrëdhënie miqësore.”
Detajet e diskutimit të tyre në kryeqytetin kinez nuk u zbuluan.
Të dy Vuçiq dhe Putin ishin në Pekin për të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar për nismën kineze “Belt and Road”. Kjo shënoi herën e parë që ata u takuan në të njëjtin vend që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në mars 2022.
Vuçiq ka refuzuar të rreshtojë politikën e jashtme të Serbisë me BE-në apo Perëndimin dhe ka thelluar lidhjet me Rusinë që nga fillimi i luftës./G.Venhari- The Geopost/

Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”
Portali Borba promovon narrativën e Beogradit, bën propagandë me numrin e njohjeve të pavarësisë së Kosovës
Kosova sërish në propagandën e Moskës – Medvedev përmend njohjen e Kosovës dhe kërcënon Perendimin për “pasoja”