Perëndimi ishte sërish cak i dezinformatave ruse, javën që lamë pas. Ishin ministri i Punëve të Jashtme Sergei Lavrov, zëdhënësja e këtij dikasteri, Maria Zakharova dhe ndihmësi i presidentit të Rusisë dhe presidenti i Kolegjit Detar të Federatës Ruse, Nikolai Petrushev që dezinformuan duke e lidhur Perëndimin me terrorizmin.
Ky i fundit hodhi akuza kundër Perëndimit, duke dezinformuar se shërbimet e huaja të inteligjencës po organizojnë sulme terroriste në territorin rus.


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka dezinformuar mbi qëllimet e Perëndimit në luftën në Ukrainë duke thënë se “nuk duan ta shmangin përshkallëzimin”, por se “kërkon luftë”. Lavrov gjithashtu tha se kërkesa e Ukrainës për të përdorur raketa me rreze të gjatë “Storm Shadoë” është shantazh.
Se Perëndimi sponsorizon terrorizmin, ishte dezinformata e radhës e Zakharovës.
Rusia përdor retorikën e “terrorizmit” për të larguar vëmendjen nga veprimet e saj agresive.
Në realitet, forcat ukrainase po luftojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe familjet e tyre, ndërsa mbështetja perëndimore është e përqendruar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit./G.Venhari-The Geopost/

Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu
Propaganda nga Moska: Si i përdorën mediat ruse aktgjykimet e Hagës ndaj drejtuesve të UÇK-së për sulm ndaj Perëndimit
Si e deformuan mediat serbe protestën në Prishtinë
Makineria mediatike e regjimit të Vuçiqit dhe ato ruse e shndërrojnë kriminelin e dënuar të luftës, Ratko Mlladiqin, në “hero”