Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Rusia sponsorizon turne futsalli në Serbi, pjesëmarrës edhe një ekip nga veriu i Mitrovicës

The Geopost December 24, 2025 2 min read
Share the news

Në Qendrën Sportive Kovilovo në Serbi është hapur të hënën e ashtuquajtura “Kupa Ndërkombëtare e Miqësisë në Futsall”, një turne i mbështetur nga institucionet ruse, në të cilin marrin pjesë tetë ekipe të reja nga Rusia, Serbia dhe Republika Srpska e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Turneu, i cili po organizohet për herë të katërt që nga viti 2023, sipas organizatorëve synon promovimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe miqësisë mes të rinjve përmes sportit.

Në këtë edicion po marrin pjesë ekipet Vojvodina, Guça, Mladost Apatin, Zajeçar, një ekip nga veriu i Kosovës (Mitrovica e Veriut), si dhe një ekip nga Republika Serbe.

Ndërkohë, skuadra Shahtjor nga Donjecku po merr pjesë për herë të parë në një aktivitet sportiv në Serbi.

Në ceremoninë e hapjes, anëtari i Këshillit të Federatës së Federatës Ruse, Aleksandar Vološin, deklaroi se e ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet shteteve ndodhet në duart e brezave të rinj, duke i ftuar pjesëmarrësit që turneun ta shfrytëzojnë si platformë për ndërtimin e miqësive dhe forcimin e bashkëpunimit.

Ndërkaq, këshilltari-ministër i Ambasadës së Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Konanihin, vuri në pah lidhjet historike mes Serbisë dhe rajonit të Donbasit, duke theksuar ruajtjen e traditave dhe vlerave të përbashkëta.

Turneu organizohet nga fondi bamirës “Shenjtorët Apostuj të Lartë Pjetri dhe Pali”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Festivalit Botëror të Rinisë, me mbështetjen e Agjencisë Federale për Çështjet e Rinisë “Rosmolodezh” dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Drejtori i fondit organizator, Miloš Tanaskoviq, tha se turneu ka shënuar rritje të vazhdueshme që nga edicioni i parë, duke theksuar se qëllimi kryesor mbetet krijimi i miqësive mes të rinjve nga vende të ndryshme.

“Këtu po luftojmë për shoqëri – le të fitojë miqësia”, u shpreh ai.

Pak histori për Donbasin

(Në vitin 2014, pas protestave në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, në Donbas shpërtheu konflikt i armatosur mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, të mbështetur nga Moska. U shpallën të ashtuquajturat “Republika Popullore e Donjeckut” dhe “e Luhanskut”, të panjohura ndërkombëtarisht.

Me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Donbasi u kthye në një nga epicentrat kryesorë të luftës, me pasoja të rënda humanitare, shkatërrime masive dhe zhvendosje të popullsisë civile.

Kërkesat që Kievi t’i tërheqë trupat nga pjesa e Donbasit që ende e ka nën kontroll, vazhdon të jetë pengesë drejt përparimit në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për paqe me Rusinë, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Për Ukrainën, pjesa e Donbasit që ajo kontrollon është po aq thelbësore, në mos edhe më shumë.)./TheGeoPost.

Tags: Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Mbështetja nga Novi Pazari për studentët irriton regjimin e Vuçiqit
Next: Beogradi ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës: Punësime në institucionet paralele në këmbim të votës

Beogradi ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës: Punësime në institucionet paralele në këmbim të votës 2 min read
  • Ballkan

Beogradi ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës: Punësime në institucionet paralele në këmbim të votës

The Geopost December 24, 2025
Mbështetja nga Novi Pazari për studentët irriton regjimin e Vuçiqit 2 min read
  • Ballkan

Mbështetja nga Novi Pazari për studentët irriton regjimin e Vuçiqit

The Geopost December 23, 2025
Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës 3 min read
  • Ballkan

Mediat në Serbi dezinformojnë për forcimin legjitim të kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës

The Geopost December 23, 2025
Andonov: Ballkani është arma hibride e Moskës kundër BE-së dhe NATO-s 2 min read
  • Ballkan

Andonov: Ballkani është arma hibride e Moskës kundër BE-së dhe NATO-s

The Geopost December 21, 2025
“Sanksione, zgjedhje të manipuluara dhe korrupsion” – Serbia nën shënjestrën e Washingtonit 6 min read
  • Ballkan

“Sanksione, zgjedhje të manipuluara dhe korrupsion” – Serbia nën shënjestrën e Washingtonit

The Geopost December 21, 2025
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet 3 min read
  • Ballkan

“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet

The Geopost December 21, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.