Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Rusia sponsorizon turne futsalli në Serbi, pjesëmarrës edhe një ekip nga veriu i Mitrovicës

The Geopost December 24, 2025 2 min read
Share the news

Në Qendrën Sportive Kovilovo në Serbi është hapur të hënën e ashtuquajtura “Kupa Ndërkombëtare e Miqësisë në Futsall”, një turne i mbështetur nga institucionet ruse, në të cilin marrin pjesë tetë ekipe të reja nga Rusia, Serbia dhe Republika Srpska e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Turneu, i cili po organizohet për herë të katërt që nga viti 2023, sipas organizatorëve synon promovimin e bashkëpunimit, komunikimit dhe miqësisë mes të rinjve përmes sportit.

Në këtë edicion po marrin pjesë ekipet Vojvodina, Guça, Mladost Apatin, Zajeçar, një ekip nga veriu i Kosovës (Mitrovica e Veriut), si dhe një ekip nga Republika Serbe.

Ndërkohë, skuadra Shahtjor nga Donjecku po merr pjesë për herë të parë në një aktivitet sportiv në Serbi.

Në ceremoninë e hapjes, anëtari i Këshillit të Federatës së Federatës Ruse, Aleksandar Vološin, deklaroi se e ardhmja e marrëdhënieve ndërmjet shteteve ndodhet në duart e brezave të rinj, duke i ftuar pjesëmarrësit që turneun ta shfrytëzojnë si platformë për ndërtimin e miqësive dhe forcimin e bashkëpunimit.

Ndërkaq, këshilltari-ministër i Ambasadës së Federatës Ruse në Serbi, Aleksandar Konanihin, vuri në pah lidhjet historike mes Serbisë dhe rajonit të Donbasit, duke theksuar ruajtjen e traditave dhe vlerave të përbashkëta.

Turneu organizohet nga fondi bamirës “Shenjtorët Apostuj të Lartë Pjetri dhe Pali”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Festivalit Botëror të Rinisë, me mbështetjen e Agjencisë Federale për Çështjet e Rinisë “Rosmolodezh” dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

Drejtori i fondit organizator, Miloš Tanaskoviq, tha se turneu ka shënuar rritje të vazhdueshme që nga edicioni i parë, duke theksuar se qëllimi kryesor mbetet krijimi i miqësive mes të rinjve nga vende të ndryshme.

“Këtu po luftojmë për shoqëri – le të fitojë miqësia”, u shpreh ai.

Pak histori për Donbasin

(Në vitin 2014, pas protestave në Ukrainë dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia, në Donbas shpërtheu konflikt i armatosur mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë, të mbështetur nga Moska. U shpallën të ashtuquajturat “Republika Popullore e Donjeckut” dhe “e Luhanskut”, të panjohura ndërkombëtarisht.

Me pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, Donbasi u kthye në një nga epicentrat kryesorë të luftës, me pasoja të rënda humanitare, shkatërrime masive dhe zhvendosje të popullsisë civile.

Kërkesat që Kievi t’i tërheqë trupat nga pjesa e Donbasit që ende e ka nën kontroll, vazhdon të jetë pengesë drejt përparimit në bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për paqe me Rusinë, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Për Ukrainën, pjesa e Donbasit që ajo kontrollon është po aq thelbësore, në mos edhe më shumë.)./TheGeoPost.

Tags: Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Mbështetja nga Novi Pazari për studentët irriton regjimin e Vuçiqit
Next: Beogradi ndërhyn sërish në zgjedhjet e Kosovës: Punësime në institucionet paralele në këmbim të votës

Si u vra Arkani në hollin e hotelit Intercontinental në Beograd, 25 vite nga vdekja e paramilitarit famëkeq serb 2 min read
  • Ballkan

Si u vra Arkani në hollin e hotelit Intercontinental në Beograd, 25 vite nga vdekja e paramilitarit famëkeq serb

The Geopost January 16, 2026
PowerChina, qindra miliona euro nga projektet strategjike në Serbi, pa tenderë publikë 12 min read
  • Ballkan

PowerChina, qindra miliona euro nga projektet strategjike në Serbi, pa tenderë publikë

The Geopost January 15, 2026
A po i vie fundi Vuçiqit? 4 min read
  • Ballkan
  • Lajme

A po i vie fundi Vuçiqit?

The Geopost January 14, 2026
Gazetari kroat zbulon lidhjet mes terminaleve të Ivan Çermakut dhe regjimit të Vuçiqit për furnizimin me naftë 2 min read
  • Ballkan

Gazetari kroat zbulon lidhjet mes terminaleve të Ivan Çermakut dhe regjimit të Vuçiqit për furnizimin me naftë

The Geopost January 13, 2026
Nëse mendoni se keni pasur një vit të keq, shikoni Aleksandar Vuçiq 7 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Nëse mendoni se keni pasur një vit të keq, shikoni Aleksandar Vuçiq

The Geopost January 12, 2026
Mbështetja për BE-në bie ndjeshëm në Serbi, vetëm 36 për qind pro anëtarësimit 3 min read
  • Ballkan

Mbështetja për BE-në bie ndjeshëm në Serbi, vetëm 36 për qind pro anëtarësimit

The Geopost January 11, 2026

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.