Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet

The Geopost December 21, 2025 3 min read
Share the news

Eksperti amerikan i konflikteve thotë se Ballkani është fronti hibrid i luftës së Rusisë kundër Evropës, ndërsa modeli i Kosovës mund të ofrojë zgjidhje për Donbasin në Ukrainë.

Joseph tha se Ballkani nuk është një rajon periferik, por një nyje kyçe e luftës hibride të Rusisë kundër Perëndimit.

“Ukraina është dimensioni kinetik i luftës. Ballkani është dimensioni hibrid. Dhe Serbia është platforma përmes së cilës Rusia ushtron ndikimin e saj në rajon,” deklaroi Joseph në një intervistë për Civil.today.

Sipas Joseph, largimi i Serbisë nga orbita e Moskës do të kishte një efekt shkatërrues për strategjinë ruse në Evropën Juglindore.

“Futja e Serbisë në NATO do të ishte si fundosja e anijes ‘Moskva’ për Rusinë në Ballkan,” tha ai, duke e krahasuar ndikimin strategjik të këtij hapi me humbjen simbolike dhe ushtarake të flotës ruse në Detin e Zi.

Ai theksoi se 96 për qind e investimeve kineze në Ballkan janë të përqendruara në Serbi, ndërsa Rusia e përdor Beogradin për të bllokuar Kosovën dhe për të ushqyer narrativën kundër NATO-s.

Joseph argumenton se ideja nuk është teorike, por e ndërtuar mbi realitete aktuale politike.

“Serbia tashmë është nën presion për shkak të kontrollit rus mbi kompaninë NIS. Ky presion duhet të përshpejtohet. Beogradi po detyrohet të shkëputet nga Moska,” u shpreh ai.

Ai shtoi se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ndodhet në një krizë të brendshme politike dhe se një ofertë e tillë nga Presidenti Donald Trump, i cili gëzon popullaritet në Serbi, do të kishte peshë të jashtëzakonshme.

“Një rrugë drejt NATO-s e propozuar nga Trump nuk do të mund të injorohej nga Vuçiç,” tha Joseph.

Kosova dhe NATO: loja mbyllet

Një element kyç i propozimit është se Kosovës do t’i ofrohej rruga drejt NATO-s, pavarësisht qëndrimit të Serbisë.

“Në momentin që Kosova ka një rrugë drejt NATO-s, strategjia serbe e bllokimit diplomatik bie. Loja praktikisht mbaron,” theksoi Joseph.

Ai shtoi se anëtarësimi në NATO është shumë më i rëndësishëm për Kosovën sesa anëtarësimi në OKB, duke e krahasuar situatën me përvojën e Ukrainës.

Në lidhje me Ukrainën, Joseph propozon përdorimin e modelit të Rezolutës 1244 të OKB-së, e cila la qëllimisht të hapur çështjen e statusit të Kosovës.

“Modeli i Kosovës e heq sovranitetin nga tryeza e menjëhershme dhe krijon hapësirë për negociata reale,” shpjegoi ai.

Sipas tij, kjo do t’i lejonte Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të mos “dorëzojë territor”, por ta vendosë Donbasin nën administrim ndërkombëtar, me trupa paqeruajtëse dhe referendum final.

“Ironia është se vetë Putini këmbëngul se Kosova dhe Ukraina janë absolutisht të njëjta. Pikërisht këtë argument mund ta përdorë Perëndimi kundër tij,” tha Joseph.

Joseph paralajmëroi se nëse Ballkani nuk stabilizohet, Evropa do të mbetet e cenueshme ndaj ndërhyrjeve autoritare.

“Nëse e hiqni partneritetin strategjik Rusi–Serbi, arkitektura e luftës hibride ruse shembet,” theksoi ai.

Ai bëri thirrje për masa të menjëhershme, përfshirë sanksione ndaj RT dhe Sputnik, mbylljen e qendrave ruse të inteligjencës dhe përshpejtimin e integrimit euroatlantik të rajonit./TheGeoPost.

Tags: Edward P. Joseph Kosova NATO Rusia Serbia

Continue Reading

Previous: Arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it serb, i dyshuar për kidnapimin e Milan Vukashinoviqit brenda Kosovës
Next: “Sanksione, zgjedhje të manipuluara dhe korrupsion” – Serbia nën shënjestrën e Washingtonit

Vuçiç mungon në samitin evropian, por thellon kontaktet me Moskën – fokus në energji dhe mesazh për Putinin 2 min read
  • Ballkan

Vuçiç mungon në samitin evropian, por thellon kontaktet me Moskën – fokus në energji dhe mesazh për Putinin

The Geopost May 7, 2026
Aktakuzë për krime lufte në Gjakovë, tetë persona dyshohen për vrasje, dëbime dhe zhdukje të civilëve 2 min read
  • Ballkan

Aktakuzë për krime lufte në Gjakovë, tetë persona dyshohen për vrasje, dëbime dhe zhdukje të civilëve

The Geopost May 6, 2026
Me cilat shtete Serbia shkëmben të dhëna sekrete? 9 min read
  • Ballkan

Me cilat shtete Serbia shkëmben të dhëna sekrete?

The Geopost May 6, 2026
Dëshmi të reja për “Safari i Sarajevës” ku përmendet edhe Vuçiqi: Paguanin për të qëlluar civilë, garonin për të vrarë gratë më të bukura 3 min read
  • Ballkan

Dëshmi të reja për “Safari i Sarajevës” ku përmendet edhe Vuçiqi: Paguanin për të qëlluar civilë, garonin për të vrarë gratë më të bukura

The Geopost May 6, 2026
Divjak: Asnjë faktor i rëndësishëm ndërkombëtar nuk i beson më Vuçiqit 3 min read
  • Ballkan

Divjak: Asnjë faktor i rëndësishëm ndërkombëtar nuk i beson më Vuçiqit

The Geopost May 6, 2026
Masakra e Dubravës dhe rrethimi i Sarajevës: Dy krime lufte, dy rrugë të ndryshme të drejtësisë 3 min read
  • Ballkan

Masakra e Dubravës dhe rrethimi i Sarajevës: Dy krime lufte, dy rrugë të ndryshme të drejtësisë

The Geopost May 5, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.