Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

SHBA-ja miraton shitjen e dy sistemeve HIMARS për Shqipërinë

The Geopost November 18, 2026 2 min read
Share the news

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka bërë të ditur se Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Nufi njoftoi se Departamenti Amerikan i Shtetit ka informuar Kongresin amerikan për këtë shitje të propozuar, vlera e së cilës llogaritet në rreth 210 milionë dollarë.

Paketa përfshin, përveç dy sistemeve HIMARS, edhe municione, trajnimin e personelit ushtarak shqiptar dhe mbështetje për mirëmbajtjen e pajisjeve.

Sipas ministrit, financimi i kësaj blerjeje parashikohet të bëhet përmes një kredie nga programi amerikan i Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF).

Nufi e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në bashkëpunimin e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se pajisja me HIMARS do të rrisë kapacitetet operacionale të ushtrisë shqiptare.

“Me këto sisteme, Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të fitonin aftësinë për të vepruar me saktësi në distanca të gjata, duke forcuar mbrojtjen e vendit dhe kontributin tonë në NATO”, ka deklaruar Nufi.

Sistemi M142 HIMARS është një platformë mobile e artilerisë raketore, e prodhuar në SHBA, e cila mundëson goditjen me precizitet të objektivave në distanca të largëta.

Miratimi i Departamentit amerikan të Shtetit për shitjen e mundshme dhe njoftimi i Kongresit janë hapa në procesin e shitjes, por nuk nënkuptojnë se pajisjet tashmë janë blerë apo dorëzuar.

The GeoPost

Tags: Himars SHBA Shqipëria

Continue Reading

Previous: Mujanoviq ngre shqetësime për ndeshjet e mundshme Bosnjë-Serbi: Fëmijët boshnjakë mund të vuajnë pasojat

Mujanoviq ngre shqetësime për ndeshjet e mundshme Bosnjë-Serbi: Fëmijët boshnjakë mund të vuajnë pasojat 4 min read
  • Ballkan

Mujanoviq ngre shqetësime për ndeshjet e mundshme Bosnjë-Serbi: Fëmijët boshnjakë mund të vuajnë pasojat

The Geopost November 18, 2026
Sasha Raduloviq: Ky është cirku i fundit i SNS-së së Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë 3 min read
  • Ballkan

Sasha Raduloviq: Ky është cirku i fundit i SNS-së së Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

The Geopost November 18, 2026
Zahner paralajmëron për rrezikun e krizës në Bosnjë: Rusia shfrytëzon veprimet destabilizuese të Dodikut 3 min read
  • Ballkan

Zahner paralajmëron për rrezikun e krizës në Bosnjë: Rusia shfrytëzon veprimet destabilizuese të Dodikut

The Geopost November 18, 2026
Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin

The Geopost November 17, 2026
Lista Studentore, e re në emër por me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës 8 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore, e re në emër por me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

The Geopost November 17, 2026
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel kundër Kosovës, Marta Kos dhe hija e UDB-së 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Melodia nacionaliste serbe në Bruksel kundër Kosovës, Marta Kos dhe hija e UDB-së

The Geopost November 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.