Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Mujanoviq ngre shqetësime për ndeshjet e mundshme Bosnjë-Serbi: Fëmijët boshnjakë mund të vuajnë pasojat

The Geopost November 18, 2026 4 min read
Share the news

Politologu dhe analisti Jasmin Mujanoviq ka ngritur shqetësime për pasojat e mundshme të ndeshjeve të futbollit mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, në rast se këto dy përfaqësuese përballen në fazën e plejofit të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Në një reagim në platformën X, Mujanoviq ka thënë se, ndonëse këto përballje do të duhej të ishin vetëm ngjarje sportive, realiteti politik dhe nacionalist në rajon mund t’u japë atyre një dimension tjetër.

Bosnjë-Hercegovina, e cila e përfundoi fushatën në Ligën e Kombeve në vendin e dytë, me vetëm një humbje në gjashtë ndeshje, ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e plejofit. Ndër kundërshtarët e mundshëm janë Serbia dhe Kroacia.

Mujanoviq ka shprehur frikën se, pavarësisht shortit dhe rezultatit të ndeshjeve, pasojat e tensioneve mund t’i vuajnë qytetarët boshnjakë, veçanërisht fëmijët, në pjesë të Bosnjës lindore dhe Hercegovinës perëndimore.

Ai ka rikujtuar ndeshjen e tetorit të vitit 2005 në Beograd, mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, të cilën e ka cilësuar si një nga netët më të shëmtuara në historinë moderne të futbollit.

Sipas tij, shqetësimet për një përballje të re me Serbinë shtohen edhe nga, siç i ka quajtur ai, shfaqjet e turpshme të tifozëve të Crvena Zvezdës gjatë muajve të fundit, pas vdekjes së të dënuarit për gjenocid, Ratko Mlladiq.

Mujanoviq ka vlerësuar se grupet e tifozëve ekstremistë serbë, përfshirë “Delije” dhe “Grobari”, nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre nacionaliste gjatë më shumë se dy dekadave të fundit.

Ai ka kritikuar gjithashtu UEFA-n për vendimin që përballjet e mundshme mes Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, por edhe mes Bosnjës dhe Kroacisë, të mos klasifikohen si ndeshje me rrezik të lartë.

Sipas Mujanoviqit, është e pakuptimtë që UEFA e konsideron ndeshjen Bosnjë-Hercegovinë – Kosovë si me rrezik të lartë, ndërsa nuk zbaton të njëjtin vlerësim për një përballje të mundshme me Serbinë.

Në rast se shorti i vendos përballë Bosnjë-Hercegovinën dhe Serbinë, analisti ka kërkuar që ndeshjet të zhvillohen pa praninë e tifozëve në stadiume.

Ndërkaq, në rast të një përballjeje me Kroacinë, ai ka thënë se masa të tilla mund të mos jenë të nevojshme, por ka paralajmëruar për nevojën e shtimit të sigurisë në Mostar, Stolac dhe zona të tjera të Hercegovinës perëndimore gjatë ditëve të ndeshjeve.

Reagimi i Mujanoviqit vjen në një kohë kur shorti i plejofit mund të sjellë përballje me ndjeshmëri të veçantë politike dhe historike në Ballkanin Perëndimor.

The GeoPost

Bosnia and Herzegovina, having finished second in its UEFA Nations League campaign, with only one loss in six matches, now advances to the playoff round where two of its four potential opponents are Serbia or Croatia.

I wish the regional situation were such that these could be simple sporting events. Alas, I think we all know better. And whatever the draw, and whatever the result, I fear it will be Bosnian(s) (kids, in particular) who will suffer the consequences. Especially Bosniak kids in parts of eastern Bosnia, and western Herzegovina.

Croatia and Serbia are quality sides, Croatia especially, of course. Bosnia is also on a generational run. And the Bosnian senior team has played each previously. But not in nearly twenty years, in either case.

And of those encounters, the infamous October 2005 match in Belgrade, during which Bosnian bench boss Barbarez captained the national team on one of the ugliest nights in modern football, is precisely why a repeat brings me no joy. Especially after the shameful displays by Red Star Belgrade in recent months, following the death of the genocidaire Mladic. I do not think another game in Belgrade would transpire any differently in 2027 than it did in 2005. The Delije, Grobari, and other Serbian ultranationalist hooligans have not exactly moderated in the intervening 20+ years.

@UEFA has decided that neither pairing is ‘high risk’ (although absurdly it insists Bosnia and Herzegovina v. Kosovo is). If it is unwilling to re-assess that decision, despite the behavior of Red Star et al, it should at least ensure that if the draw is, in fact, Bosnia-Serbia, the games be played in empty stadiums. The same is likely unnecessary for a tie against Croatia, although Bosnian police would be wise to double-up efforts in Mostar, Stolac, and elsewhere in western Herzegovina on game nights.

I say again, alas.

— Jasmin Mujanović (@JasminMuj) November 17, 2026

Tags: Bosnje dhe Hercegovina Jasmin Mujanoviq Serbia

Continue Reading

Previous: Sasha Raduloviq: Ky është cirku i fundit i SNS-së së Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

Sasha Raduloviq: Ky është cirku i fundit i SNS-së së Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë 3 min read
  • Ballkan

Sasha Raduloviq: Ky është cirku i fundit i SNS-së së Vuçiqit në Kuvendin e Serbisë

The Geopost November 18, 2026
Zahner paralajmëron për rrezikun e krizës në Bosnjë: Rusia shfrytëzon veprimet destabilizuese të Dodikut 3 min read
  • Ballkan

Zahner paralajmëron për rrezikun e krizës në Bosnjë: Rusia shfrytëzon veprimet destabilizuese të Dodikut

The Geopost November 18, 2026
Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Gjykata në Beograd lëshon fletarrestim për Milan Radoiçiqin

The Geopost November 17, 2026
Lista Studentore, e re në emër por me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës 8 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Lista Studentore, e re në emër por me qëndrime të vjetra ndaj Kosovës

The Geopost November 17, 2026
Melodia nacionaliste serbe në Bruksel kundër Kosovës, Marta Kos dhe hija e UDB-së 6 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Melodia nacionaliste serbe në Bruksel kundër Kosovës, Marta Kos dhe hija e UDB-së

The Geopost November 17, 2026
Fetoshi: Dëshpërimi ‘paralajmërues’ i Vuçiqit 3 min read
  • Analiza
  • Ballkan

Fetoshi: Dëshpërimi ‘paralajmërues’ i Vuçiqit

The Geopost November 17, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.