Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Ballkan

Arrestohet ish-pjesëtari i MUP-it serb, i dyshuar për kidnapimin e Milan Vukashinoviqit brenda Kosovës

The Geopost December 21, 2025 2 min read
Share the news

Një ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), i cili më vonë ishte integruar në Policinë e Kosovës, është arrestuar të shtunën në Leshak, nën dyshimin për përfshirje në kidnapimin e shtetasit të Kosovës, Milan Vukashinoviq, më 1 nëntor, brenda territorit të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se ekzistojnë dyshime të bazuara se i arrestuari, i identifikuar me inicialet V.M., ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur në vazhdimësi strukturat e sigurisë së Serbisë.

Sipas Sveçlës, V.M. dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në kidnapimin e Milan Vukashinoviqit, i cili gjatë rrëmbimit u plagos rëndë dhe aktualisht po trajtohet në një spital në Serbi.

“V.M. dyshohet se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e inteligjencës dhe të ushtrisë së Serbisë, ka përgatitur të rinj serbë për trajnime në bashkëpunim me pjesëtarë të ushtrisë serbe, si dhe së paku ka qenë në dijeni për përgatitjet e sulmit terrorist në Banjskë në vitin 2023”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri në detyrë theksoi se drejtësia në Kosovë është e pashmangshme dhe se të gjithë personat përgjegjës, herët a vonë, do të dalin para organeve të drejtësisë.

“Në Kosovë askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë. Institucionet tona profesionale kanë kapacitet për të adresuar çdo kërcënim dhe për të zbardhur çdo krim. Para drejtësisë do të dalin edhe personat përgjegjës që janë pjesë e institucioneve të sigurisë së Serbisë dhe që strehohen atje për qëllime politike dhe të sigurisë”, ka shtuar ai.

Sveçla bëri të ditur se aksioni i arrestimit në Leshak është realizuar në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas tij, V.M. ishte integruar në Policinë e Kosovës pas vitit 2013, nga e cila më pas kishte dhënë dorëheqje.

 

Tags: Kosova MUP Serbia

Continue Reading

Previous: Serbia nën kthetrat e Rusisë për NIS-in: SHBA kërkon shkëputjen e Beogradit nga nafta ruse
Next: “Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: Kosova në NATO, loja mbyllet

Kryeministri sllovak largohet para kohe nga samiti i BE-së për të mbështetur Vuçiqin në tubimin e SNS-së 2 min read
  • Ballkan

Kryeministri sllovak largohet para kohe nga samiti i BE-së për të mbështetur Vuçiqin në tubimin e SNS-së

The Geopost October 16, 2026
Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë 3 min read
  • Ballkan
  • News

Konjufca flet për median hungareze, paralajmëron për rrezikun e një përballjeje të re të armatosur me Serbinë

The Geopost October 16, 2026
Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus 1 min read
  • Ballkan
  • News

Eksperti i sigurisë: Serbia është Rusia e vogël, siguria e Ballkanit kërcënohet nga ndikimi rus

The Geopost October 16, 2026
Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar 4 min read
  • Ballkan
  • News

Bieber zbërthen regjimin e Vuçiqit: Pushteti i tij mbështetet te korrupsioni dhe lidhjet me krimin e organizuar

The Geopost October 16, 2026
Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi 3 min read
  • Ballkan
  • News

Dyshime se mund të ketë manipulime, Parlamenti Evropian emëron vëzhgues për zgjedhjet në Serbi

The Geopost October 16, 2026
Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu 2 min read
  • Ballkan

Dosja e përgjimeve: Vuçiq i lidhur me bosin e drogës, dha garanci edhe për lirimin e tij nga burgu

The Geopost October 15, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.