Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Perëndimi vazhdon të jetë cak i dezinformatave ruse

The Geopost May 20, 2024 2 min read
Share the news

Perëndimi vazhdon të jetë cak i propagandës dhe dezinformatave ruse dhe serbe.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov ka dezinformuar mbi qëllimet e samitit për paqen në Ukrainë, duke akuzuar Perëndimin.

“Konferenca për paqen në Ukrainë që do të mbahet në Zvicër zbret në formulimin e një ultimatumi për Rusinë… Nëse Perëndimi dëshiron të luftojë në fushën e betejës (siç thonë ata) – ata janë të mirëpritur”, ishte dezinformata që ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov bëri javën që lamë pas.

Ndërsa dihet se synimi i samitit ishte që të krijojë një forum për një dialog të nivelit të lartë mbi mënyrat për të arritur një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së dhe jo sikurse dezinformoi Lavrov.

Për Perëndimin dezinformoi edhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bochan Harchenko, i cili ka hedhur teori konspirative për një luftë të supozuar hibride kundër Rusisë, ndërsa ka akuzuar Perëndimin për imponimin e rezolutës ndaj Srebrenicës. Deklaratat e tij, të cilat nxisin frikë dhe mosbesim ndaj Perëndimit, janë pjesë e propagandës më të gjerë ruse që synon justifikimin e ndërhyrjeve ruse dhe destabilizimin e rajonit.

Se NATO po përdorë Ukrainën kundër Rusisë, ishte deklarata dezinformuese e zëdhënëses së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Zakharova kësisoj akuzoi NATO-n se “ka abuzuar me Ukrainën” në gjoja “interesat e saj anti-ruse”, deklaratë kjo që pasqyron politikën dezinformuese të Rusisë.

E presidenti rus, Vladimir Putin ka dezinformuar se “bashkëpunimi i Rusisë dhe Kinës është fakor i stabilitetit ndërkombëtar”. Kjo deklaratë, në realitet është një shembull tjetër i propagandës që përpiqet të mbulojë agjendën reale të Rusisë dhe Kinës në skenën ndërkombëtare.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Dezinformon Putin: Bashkëpunimi ynë me Kinën, faktor stabilizues ndërkmbëtar
Next: Policia mbyll gjashtë objekte financiare të jashtëligjshme në veri, Beogradi dezinformon se po kërcënohen serbët

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës 2 min read
  • Fact Checking
  • Lajme

Malagurski shpërndan dezinformata se Danimarka ka tërhequr njohjen e Kosovës

The Geopost January 13, 2026
Zaharova me narrativë të re kundër Kosovës 2 min read
  • Fact Checking

Zaharova me narrativë të re kundër Kosovës

The Geopost December 24, 2025
Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë 2 min read
  • Fact Checking

Mediet serbe dezinformojnë: Shqiptarë të maskuar gjuajtën ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë

The Geopost November 17, 2025
RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D 2 min read
  • Fact Checking

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D

The Geopost November 15, 2025
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd 3 min read
  • Fact Checking

Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd

The Geopost November 4, 2025
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës 2 min read
  • Fact Checking

Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës

The Geopost October 25, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.