Deklarata e fundit e presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping për bashkëpunimin e vendeve të tyre si faktorë stabiliteti është një shembull tjetër i propagandës që përpiqet të mbulojë agjendën reale të Rusisë dhe Kinës në skenën ndërkombëtare.
Çfarë tha Putin:
.“Është me rëndësi vendimtare që marrëdhëniet mes Rusisë dhe Kinës të mos jenë oportuniste dhe të mos drejtohen kundër askujt. Sot, bashkëpunimi ynë në çështjet botërore është një nga faktorët kryesorë stabilizues në arenën ndërkombëtare”, tha Putin.
Analiza:
Edhe pse Putin dhe Xi Jinping pretendojnë se bashkëpunimi i tyre synon stabilizimin, faktet thonë të kundërtën. Rusia dhe Kina mbështesin në mënyrë aktive regjimet autoritare dhe ndjekin politika agresive në mbarë botën, shpesh duke kundërshtuar vlerat dhe interesat perëndimore.
Për më tepër, stërvitjet e fundit ushtarake dhe kundërshtimi ndaj rezolutës së OKB-së tregojnë qartë se Putin dhe Xi Jinping nuk janë vetëm “fqinjë të mirë”, por luajnë një rol aktiv në destabilizimin e rajonit. Kjo deklaratë shërben si një tjetër përpjekje për të mashtruar publikun./The Geopost/



Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu