Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026 3 min read
Share the news

Pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë akuzoi Mbretërinë e Bashkuar se “po e shtyn Evropën drejt një konflikti të drejtpërdrejtë me Rusinë”, këtë pretendim dezinformues e kanë transmetuar RT Balkan, Sputnik dhe portale të shumta pro-ruse në rajon.

Analiza e fakteve tregon se bëhet fjalë për një model të njohur propagandistik me të cilin përpiqet të zhvendoset përgjegjësia për luftën në Ukrainë nga Rusia te Perëndimi dhe BE-ja.

Çfarë dezinformon MPJ ruse?

Kremlini përdor fraza diplomatike të përzgjedhura me kujdes për të frikësuar opinionin publik evropian dhe për të krijuar përçarje mes aleatëve perëndimorë.

MSP e Rusisë pretendon: “Londra po e nxit Evropën të përgatitet për një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë…”

CILA ËSHTË E VËRTETA: Britania e Madhe dhe shtetet e tjera evropiane nuk e iniciojnë konfliktin, por po forcojnë kapacitetet e tyre mbrojtëse si reagim i drejtpërdrejtë ndaj agresionit rus në shkallë të gjerë. Që nga fillimi i pushtimit të paligjshëm të Ukrainës, Moska ka lëshuar vazhdimisht kërcënime bërthamore dhe ka zhvilluar luftë hibride kundër vendeve evropiane.

Rusia më 24 shkurt 2022 nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, i cili vlerësohet si fillimi i konfliktit më të madh të armatosur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Analizat tregojnë se pretendimi për “përgatitje të Perëndimit për luftë” përshtatet me një model më të gjerë propagandistik me të cilin përgjegjësia për luftën zhvendoset nga Moska te Perëndimi.

Një përfundim të ngjashëm jep edhe EUvsDisinfo, i cili shpjegon se narrativa për “Perëndimin si fajtor për luftën në Ukrainë” përdoret për të relativizuar pushtimin rus dhe për të shtrembëruar faktet.

Parlamenti Evropian thekson qartë se lufta është pasojë e pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, ndërsa masat evropiane dhe të NATO-s përbëjnë reagim ndaj këtij agresioni dhe jo përgatitje për sulm ndaj Rusisë.

Gjithashtu, siç tregojnë analizat e detajuara të qendrave kryesore evropiane për studime strategjike, paralajmërimet ushtarake nga Londra nuk janë “shtyrje drejt konfliktit”, por reagim ndaj doktrinave zyrtare ushtarake të Moskës dhe sulmeve të shpeshta kibernetike.

MSP e Rusisë pretendon: “Moska është e gatshme për normalizimin e marrëdhënieve me SHBA-në, nëse respektohen interesat e saj dhe nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme.”

CILA ËSHTË E VËRTETA: Nën frazën “respektimi i interesave ruse”, MSP e Rusisë në fakt kërkon që Uashingtoni dhe Perëndimi të pranojnë aneksimin ilegal të territoreve ukrainase dhe të pranojnë “sferën e ndikimit” ruse mbi shtetet sovrane të Evropës Lindore.

Kjo është një taktikë e zakonshme e Kremlinit, ku shantazhi dhe kërkesa për kapitullim të së drejtës ndërkombëtare paketohen si “gatishmëri për normalizim”.

Shtetet evropiane kanë rritur ndihmën ushtarake dhe financiare për Ukrainën si reagim ndaj pushtimit rus, dhe jo si përgatitje për sulm ndaj Rusisë. 

Pretendimet se Moska dëshiron normalizim të marrëdhënieve, ndërsa Perëndimi e pengon këtë, përbëjnë një paraqitje të thjeshtuar dhe të kornizuar propagandistikisht të situatës politike.

Analiza të shumta tregojnë se mediat shtetërore ruse dhe ato pro-ruse shpërndajnë sistematikisht narrativa për “agresionin perëndimor”, megjithëse nuk ka prova për plane të Perëndimit për sulm ndaj Rusisë.

Hulumtime të organizatave ndërkombëtare tregojnë ekzistencën e rrjeteve të koordinuara për përhapjen e dezinformatave pro-ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Përfundim

Deklarata e MSP të Rusisë përfaqëson një devijim nga fakti se pikërisht Moska është ajo që ka prishur njëanshmërisht arkitekturën e sigurisë në Evropë.

Ky është një përpjekje e Kremlinit për të zhvendosur përgjegjësinë për luftën nga Rusia – shteti që ka pushtuar Ukrainën – te vendet që ofrojnë mbështetje politike, ekonomike dhe ushtarake për shtetin e sulmuar.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Nga kritikat ndaj SHBA-së te elozhet për Trumpin: Transformimi i Vuçiqit në një servil të rafinuar
Next: Njëzet e shtatë vjet nga Marrëveshja e Kumanovës: Fundi i spastrimit etnik të Millosheviqit kundër shqiptarëve

Zaharova ringjall propagandën ruse me Mlladiqin dhe Kosovën: Serbia viktimë, Perëndimi “armik” 3 min read
  • Analiza

Zaharova ringjall propagandën ruse me Mlladiqin dhe Kosovën: Serbia viktimë, Perëndimi “armik”

The Geopost September 11, 2026
Dy fytyrat e Serbisë 5 min read
  • Analiza
  • News

Dy fytyrat e Serbisë

The Geopost September 10, 2026
Beogradi i dha lamtumirën Mlladiqit me nderime ushtarake: Mijëra njerëz në varrimin e kriminelit të dënuar të luftës 6 min read
  • Analiza
  • News

Beogradi i dha lamtumirën Mlladiqit me nderime ushtarake: Mijëra njerëz në varrimin e kriminelit të dënuar të luftës

The Geopost September 7, 2026
Varrimi i Ratko Mlladiqit si test evropian për Serbinë: Mes përballjes me të kaluarën dhe rehabilitimit të politikës së luftës 6 min read
  • Analiza

Varrimi i Ratko Mlladiqit si test evropian për Serbinë: Mes përballjes me të kaluarën dhe rehabilitimit të politikës së luftës

The Geopost September 5, 2026
Sputnik Serbia, fushatë kundër ambasadorit të ri të BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel 9 min read
  • Analiza

Sputnik Serbia, fushatë kundër ambasadorit të ri të BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel

The Geopost September 5, 2026
Si po e rikthen Vuçiq retorikën nacionaliste të Kosovës për poena elektoralë në Serbi? 5 min read
  • Analiza

Si po e rikthen Vuçiq retorikën nacionaliste të Kosovës për poena elektoralë në Serbi?

The Geopost September 2, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.