Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking
  • News

Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”

The Geopost July 7, 2026 2 min read
Share the news

Llogaria në TikTok me emrin “fejaislame” ka publikuar një video në të cilën pretendohet se është arritur një “marrëveshje historike Kosovë–Izrael” dhe se 1.000 ushtarë izraelitë do të vendosen në veri të Kosovës.

Sipas të dhënave të disponueshme, videoja është bërë virale dhe ka grumbulluar më shumë se 300.000 shikime.

Çfarë ka publikuar Fejaislame?

“Marrëveshja Historike Kosovë Izrael – 1000 ushtarë izraelitë do të ruajnë veriun e Kosovës”

Analiza

Në këtë faqe në TikTok është publikuar një lajm tërësisht i fabrikuar, i cili mbështetet në manipulimin e materialit vizual nga e kaluara. Videoja e përdorur si “provë” daton në të vërtetë nga marsi dhe maji i vitit 2022, kur delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga Donika Gërvalla, zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael.

Në asnjë njoftim zyrtar nga ato takime të vitit 2022, e as në intervistat që ministrja e Kosovës dha atëherë për mediat izraelite, nuk është përmendur dërgimi i çfarëdo force ushtarake, e aq më pak një kontingjent prej 1.000 ushtarësh.

Kërkimi në njoftimet zyrtare të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, Qeverisë së Izraelit, Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit, NATO-s dhe KFOR-it nuk gjeti asnjë informacion që konfirmon ekzistencën e një marrëveshjeje të tillë.

Po ashtu, në faqen zyrtare të NATO-s, ku publikohen rregullisht informacionet mbi aktivitetet e KFOR-it dhe ndryshimet në përbërjen e misionit, nuk ekziston asnjë lajm apo njoftim për ardhjen e trupave izraelite në Kosovë.

Kosova dhe Izraeli gjatë viteve të fundit kanë zhvilluar marrëdhënie dypalëshe. Në qershor të vitit 2024, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje për heqjen e vizave për qytetarët e tyre, për të cilën raportuan shumë media ndërkombëtare, përfshirë edhe Associated Press.

Megjithatë, kjo marrëveshje lidhet ekskluzivisht me lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe nuk përmban asnjë dispozitë që ka të bëjë me bashkëpunimin ushtarak apo vendosjen e ushtarëve izraelitë në Kosovë.

Përfundim

Pretendimi se ekziston një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Izraelit për vendosjen e 1.000 ushtarëve izraelitë në veri të Kosovës nuk mbështetet në fakte.

Të dhënat zyrtare të NATO-s konfirmojnë se KFOR-i është misioni i vetëm ushtarak ndërkombëtar përgjegjës për sigurinë në Kosovë, ndërsa bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Izraelit përfshin marrëdhënie diplomatike, përfshirë heqjen e vizave, por jo vendosjen e forcave ushtarake.

/The GeoPost/

Continue Reading

Previous: Brukseli i dërgon mesazh Republikës Srpska: Distancohuni nga Rusia
Next: Tre shtetas rusë futën ilegalisht pajisje të sofistikuara në Mal të Zi – u paraqitën si kompani produksioni nga Beogradi

BE-ja jep edhe 2.86 miliardë euro për të mbuluar ‘nevojat më urgjente’ të Ukrainës – dronë dhe raketa 3 min read
  • News

BE-ja jep edhe 2.86 miliardë euro për të mbuluar ‘nevojat më urgjente’ të Ukrainës – dronë dhe raketa

The Geopost October 15, 2026
Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi 9 min read
  • News

Diplomati rus i dëbuar nga Bullgaria shfaqet në Serbi

The Geopost October 12, 2026
Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe” 3 min read
  • Ballkan
  • News

Çerimagiq: Përmes Vulinit, Serbia promovon mbështetjen ruse për Vuçiqin dhe projektin e “Botës Serbe”

The Geopost October 11, 2026
Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi? 15 min read
  • Ballkan
  • News

Rusia, BE-ja, Kina, SHBA-ja: Kah cili vend anojnë 18 listat zgjedhore në Serbi?

The Geopost October 11, 2026
Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026
Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit! 2 min read
  • Ballkan
  • News

Nga Banjska deri te “Bota Serbe”, zbulohet plani i Vuçiqit dhe Vulinit për destabilizimin e Ballkanit!

The Geopost October 11, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.