Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Patrushev dezinformon: SHBA dhe Britania e Madhe po planifikojnë “veprime terroriste” 

The Geopost November 12, 2024 2 min read
Share the news
Nikolai Patrushev, ndihmës i presidentit të Rusisë, keqinformon se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe janë ndoshta përgjegjëse për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream” dhe se “Perëndimi dhe BE mund të kryejnë veprime të reja terroriste të ngjashme me sabotimin e “Nord Stream”.
Patrushev tha: 
“Sipas informacioneve të disponueshme, amerikanët dhe britanikët e konsiderojnë sabotimin e “Nord Stream” si një nga shumë metodat për të promovuar interesat e tyre ekonomike. Objektet e reja të infrastrukturës, duke përfshirë kabllot me fibra optike detare që ofrojnë komunikim në mbarë botën, mund të jenë objektivi i sulmeve të tyre”, tha Patrushev, sipas RT.
https://lat.rt.rs/rusija/22738-severni-tok-gasovod-rusija-patrusev-velika-britanija-sad-amerika/?
Analiza: 
Deklarata e Nikolai Patrushev për rolin e pretenduar të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream dhe sulme të reja të mundshme në infrastrukturë është vetëm një formë tjetër e propagandës ruse, pa prova.
https://www.reuters.com/world/europe/qa-what-is-known-about-nord-stream-gas-pipeline-explosions-2023-09-26
https://www.reuters.com/world/europe/kremlin-dismisses-stupid-claims-russia-attacked-nord-stream-2022-09-28/?
Akuzat e Patrushevit se Perëndimi po planifikon të sabotojë infrastrukturën kryesore, si kabllot me fibra optike, janë një shembull tjetër i një strategjie propagandistike që vjen nga Kremlini, që synon të njollosë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe dhe të justifikojë lëvizjet agresive të Rusisë.
https://www.youtube.com/watch?v=KqsX3jjQ2_U
Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe hetimet e pavarura, nuk kanë gjetur asnjë provë që SHBA ose Britania e Madhe qëndrojnë pas ndonjë sulmi të planifikuar në infrastrukturën kritike, si tubacionet e gazit ose kabllot e komunikimit./G. Venhari – The Geopost/

Continue Reading

Previous: Gjuriq dhe ambasadori rus dezinformojnë për gjoja dhunë ndaj serbëve në Kosovë
Next: Ministri rus i Mbrojtjes dezinformon: NATO dhe Perëndimi janë kërcënimet kryesore për paqen botërore

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit 6 min read
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit

The Geopost September 8, 2025
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra

The Geopost August 19, 2025
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës 2 min read
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës

The Geopost July 25, 2025
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.