Nikolai Patrushev, ndihmës i presidentit të Rusisë, keqinformon se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe janë ndoshta përgjegjëse për sabotimin e gazsjellësit Nord Stream” dhe se “Perëndimi dhe BE mund të kryejnë veprime të reja terroriste të ngjashme me sabotimin e
Nord Stream”.
Patrushev tha:
Sipas informacioneve të disponueshme, amerikanët dhe britanikët e konsiderojnë sabotimin e “Nord Stream” si një nga shumë metodat për të promovuar interesat e tyre ekonomike. Objektet e reja të infrastrukturës, duke përfshirë kabllot me fibra optike detare që ofrojnë komunikim në mbarë botën, mund të jenë objektivi i sulmeve të tyre”, tha Patrushev, sipas RT.
Analiza:
Deklarata e Nikolai Patrushev për rolin e pretenduar të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në sabotimin e gazsjellësit Nord Stream dhe sulme të reja të mundshme në infrastrukturë është vetëm një formë tjetër e propagandës ruse, pa prova.
Akuzat e Patrushevit se Perëndimi po planifikon të sabotojë infrastrukturën kryesore, si kabllot me fibra optike, janë një shembull tjetër i një strategjie propagandistike që vjen nga Kremlini, që synon të njollosë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe dhe të justifikojë lëvizjet agresive të Rusisë.
Ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe hetimet e pavarura, nuk kanë gjetur asnjë provë që SHBA ose Britania e Madhe qëndrojnë pas ndonjë sulmi të planifikuar në infrastrukturën kritike, si tubacionet e gazit ose kabllot e komunikimit./G. Venhari – The Geopost/