Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Gjuriq dhe ambasadori rus dezinformojnë për gjoja dhunë ndaj serbëve në Kosovë

The Geopost October 31, 2024 2 min read
Share the news

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, dhe ambasadori rus, Vasilij Nebenzja, në fjalimin e tyre në seancën e Këshillit të Sigurimit gjatë prezantimit të tyre në seancën e KS të OKB-së, paraqitën pretendime dezinformuese për gjoja dhunë ndaj serbëve në Kosovë nga autoritetet e Kosovës.

Gjuriq ka thënë:

“Vetëm këtë vit u pushkatuan gjashtë serbë dhe asnjë person nuk u mbajt përgjegjës. Kush e qëlloi pas shpine Dragisha Galjkës? Kjo pyetje nuk bëhet më. Sulmet me motive etnike janë rritur me 50 për qind që kur Albin Kurti mori detyrën, me 434 incidente të regjistruara gjatë dy viteve e gjysmë. Imagjinoni nëse komuniteti juaj do të përballej çdo ditë me këtë lloj pasigurie – a do të ndiheshit të sigurt? Policët e armatosur depërtuan në institucionet serbe, sulmuan civilë të paarmatosur dhe madje plagosën fëmijë”, tha Gjuriq.

https://www.alo.rs/vesti/politika/975944/marko-duric-sb-un/vest?

Nebenzja tha:

Ata po përpiqen të zhvendosin institucionet joshqiptare, duke bastisur shkollat ​​dhe spitalet.
Ai pretendoi se gjoja serbët në atë zonë “mezi po mbijetojnë”, dhe se “kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, iu shpalli luftë serbëve”, duke e quajtur në mënyrë cinike “luftë kundër fashizmit si brenda dhe jashtë vendit”, raportojnë mediat serbe.

https://lat.sputnikportal.rs/20241030/

https://www.politika.rs/sr/clanak/641226/nebenzja-pristina-odgovorna-za-najvece-etnicke-tenzije-u-ap-kim-u-poslednjih-15-godina?

Analiza:

Marko Gjuriq, duke pretenduar në lidhje me incidentin në të cilin u plagos Dragisa Galjak, një protestues serb, nuk deklaron se është lënduar gjatë një proteste në Kosovë, por dezinformon se plagosja e Galjakut është rezultat i dhunës sistematike të kryer nga autoritetet e Kosovës.

Gjatë atyre protestave, në të cilat u plagos Galjak, u plagosën me armë zjarri edhe tre ushtarë hungarezë kur demonstruesit serbë i sulmuan.

Njëmbëdhjetë ushtarë nga italianët dhe 19 nga kontingjenti hungarez pësuan lëndime të shumta, duke përfshirë fraktura dhe djegie nga mjetet ndezëse shpërthyese të improvizuara.

Ambasadori rus, Nebenzja, dezinformon se autoritetet e Kosovës duan të mbyllin shkollat ​​dhe spitalet që funksionojnë sipas sistemit serb.

https://www.euractiv.com/section/politics/news/italian-troops-to-remain-in-kosovo-to-guarantee-stability/?

Në fakt, autoritetet në Kosovë duan t’i integrojnë këto institucione në sistemin e Kosovës në mënyrë që gjithçka të funksionojë sipas ligjit.

https://www.rferl.org/a/northern-kosovo-ethnic-albanian-mayors-kfor-serbs/32432330.html

Gjithashtu, sipas të dhënave të misioneve ndërkombëtare si EULEX dhe OSBE, nuk janë konfirmuar pretendimet për dhunë sistematike ndaj civilëve serbë në Kosovë nga forcat e sigurisë së Kosovës.

/The Geopost/

Continue Reading

Previous: Dodik pretendon se nuk ka kampe ruse në RS – Ambasada amerikane shpreh brengën për destabilitet
Next: Patrushev dezinformon: SHBA dhe Britania e Madhe po planifikojnë “veprime terroriste” 

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin 2 min read
  • Fact Checking

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

The Geopost April 30, 2026
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026
Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve” 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”

The Geopost April 2, 2026
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë

The Geopost March 28, 2026
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999 2 min read
  • Fact Checking
  • News

MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999

The Geopost March 26, 2026
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë 2 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë

The Geopost March 19, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.