Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Ministria e Jashtme e Kinës dezinformon për një OJQ amerikane: Ka nxitur tensione mes qeverisë serbe dhe asaj kosovare

The Geopost August 16, 2024 2 min read
Share the news

 

Ministria e Jashtme e Kinës ka dezinformuar mbi qëllimet e një organizate joqeveritare amerikane The National Endowment for Democracy (NED) se përmes financimit ka nxitur tensione ndërmjet qeverisë serbe dhe asaj kosovare. Kina që nuk e pranon pavarësinë e Kosovës iu referua asaj me terme që i referohet Serbia.

 Çka deklaroi Ministria e Jashtme e Kinës?

“National Endowment for Democracy (NED) vepron si ‘dorezat e bardha’ të qeverisë amerikane. Ajo është angazhuar prej kohësh në përmbysjen e pushtetit shtetëror në vende të tjera, ndërhyrjen në punët e brendshme të vendeve të tjera, nxitjen e përçarjes dhe konfrontimit, mashtrimit të opinionit publik dhe kryerjen e infiltrimit ideologjik, të gjitha nën pretekstin e promovimit të demokracisë. Veprat e saj të liga të panumërta kanë shkaktuar dëme të rënda dhe kanë tërhequr dënimin e fortë nga komuniteti ndërkombëtar. NED ka financuar prej kohësh OJQ-të në Kosovë për të nxitur tensione ndërmjet qeverisë serbe dhe institucionit të përkohshëm të vetëqeverisjes së Prishtinës. Në dhjetor 2023, instituti Sbunker i financuar nga NED publikoi një raport duke thënë se “Kosova” është një rast relativisht i suksesshëm i mbështetjes amerikane për ndërtimin e kombit dhe promovimin e demokracisë, një përpjekje për të zbardhur qëllimin e vërtetë të SHBA-së për të pushtuar dhe për të ndarë vendet e tjera”.

Analiza:

National Endowment for Democracy është një organizatë joqeveritare thuajse autonome në Shtetet e Bashkuara e themeluar në vitin 1983 me synimin e deklaruar për të avancuar demokracinë në mbarë botën, duke promovuar institucionet politike dhe ekonomike, si grupet politike, sindikatat, tregjet e lira dhe grupet e biznesit.

NED gjithashtu ka kontribuuar për të nxitur lirinë dhe diversitetin e mediave në Kosovë. Organizata ka mbështetur transmetuesit e pavarur dhe të pakicave të vendit përmes tryezave të rrumbullakëta, trajnimeve dhe takimeve të tjera për nxitjen e komunikimit dhe bashkëpunimit multietnik ndërmjet mediave dhe gazetarëve. NED gjithashtu ishte zotuar se do të promovojë dhe mbrojë të drejtat dhe interesat e anëtarëve të saj duke mbështetur politikat e medias në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe duke monitoruar dhe avokuar për zbatimin e reformave në kuadrin ligjor të lidhur me median në vend.

/The Geopost

Continue Reading

Previous: Zakharova dezinformon për Perëndimin, e mban përgjegjës për devijimet në “Nord Stream”
Next: Lavrov dezinformon: Ukraina nuk mund të sabotonte “Nord Stream” pa ndihmën e ShBA-së

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse 2 min read
  • Fact Checking

BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse

The Geopost September 16, 2025
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin 3 min read
  • Fact Checking

Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin

The Geopost September 9, 2025
Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit 6 min read
  • Fact Checking

Mediat serbe dezinformojnë për investimet e Kosovës në ushtri: Sensacionalizëm i rrezikshëm dhe manipulim i informacionit

The Geopost September 8, 2025
Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformon Brnabiq: Tenda në Novi Sad u shemb si fillim i një revolucioni me ngjyra

The Geopost August 19, 2025
Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës 2 min read
  • Fact Checking

Petkoviq dezinformon për një pronë në veri, demantohet nga Agjencia për Verifikimin e Pronës

The Geopost July 25, 2025
Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor 2 min read
  • Fact Checking

Dezinformimi i Lavrovit: Moska “paqebërëse”, Perëndimi agresor

The Geopost June 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.