Portali “Blic”, së bashku me disa media të tjera serbe, publikoi se gjoja “një grup shqiptarësh të maskuar” ka gjuajtur ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë pranë kufirit, në rajonin e bazës “Debela Glava”.
Blic shkruan:
“Sot rreth orës 15:00, në rajonin e bazës së Ushtrisë së Serbisë ‘Debela Glava’, një grup i maskuar shqiptarësh ka sulmuar pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë. Grupi i armatosur shqiptar, në rrëzë të kodrës Shop, ka shtënë 15 herë në drejtim të pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë dhe gjatë kësaj kohe është plagosur një qen që ndodhej në afërsi të patrullës.”
https://www.politika.rs/sr/clanak/710976/albanci-pucali-na-pripadnike-vojske-srbije
https://www.vesti-online.com/mediji-albanci-pucali-na-pripadnike-vojske-srbije/

Analiza:
Policia e Republikës së Kosovës ka demantuar pohimet e disa mediave serbe, ndër to edhe të tabloidit “Blic”, të cilat sot publikuan se gjoja “një grup shqiptarësh të armatosur” ka gjuajtur ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë së Serbisë pranë bazës “Debela Glava”.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës theksohet se këto pretendime janë të pavërteta, të pabazuara dhe përbëjnë dezinformatë që nuk lidhet me asnjë fakt të verifikueshëm në terren.
Policia e Kosovës thekson se situata në zonën kufitare është e qetë, stabile dhe nën kontroll të plotë të institucioneve të Kosovës.
https://www.facebook.com/share/p/1H7qwUVo8x/?mibextid=wwXIfr

/The Geopost/

RTS dezinformon për Kosovën: Prodhimi i dronëve në domenin e marketingut dhe dizajnit 3D
Portali serb dezinformon: Moska zbuloi se çfarë u përpoqën të bëjnë humbësit mbrëmë në Beograd
Lavrov dezinformon, pretendon se Perëndimi synon luftë kundër Moskës
Stërvitja e rregullt e KFOR-it keqinterpretohetnga media serbe
BE, në shnjestër të dezinformatave të inteligjencës ruse
Vuçeviq manipulon faktet: Kurti po kërcënon me armë dhe po përpiqet ta ndezë rajonin