Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Analiza

Sulmi terrorist në Banjskë: Sinjal i destabilizimit të qëllimshëm në veri të Kosovës

The Geopost September 24, 2025 4 min read
Share the news

Gjatë një viti para sulmit në Banjskë, veriu i Kosovës ishte zonë e tensionuar dhe me prani të shtuar të strukturave paralele serbe dhe grupeve kriminale të lidhura me to. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për konvertimin e targave ilegale serbe u përshkallëzua përmes mosbindjes, braktisjes së institucioneve, vendosjes së barrikadave, dhe protestave të dhunshme nga grupe të serbëve në veri të Kosovës.

Serbia, përmes diskursit politik, mbështeti ose nuk u distancua nga këto veprime, ndërsa Lista Serbe dhe figura si Milan Radoiçiq luajtën rol kyç në organizimin e strukturave të rezistencës ndaj autoriteteve kosovare.
Në nëntor 2022, dorëheqja masive e serbëve nga institucionet e Kosovës shënoi fillimin e paralizimit institucional në veri. Kjo lejoi një vakum të sigurisë dhe të qeverisjes, të cilin e shfrytëzuan strukturat paralele dhe grupet e organizuara kriminale, të lidhura shpesh me politikanë dhe biznesmenë serbë me ndikim në Beograd.

Përkundër deklarimeve publike për përkrahje të dialogut me Kosovën dhe pranimit verbal të Marrëveshjes Bazike në mars 2023, Serbia refuzoi nënshkrimin dhe zbatimin e plotë të saj. Në të njëjtën kohë, intensifikoi retorikën kundër shtetësisë së Kosovës, duke e shoqëruar me një fushatë të diplomacisë agresive ndërkombëtare dhe mbështetje të tërthortë për destabilizim në terren.
Bojkoti i zgjedhjeve lokale nga serbët në veri (prill 2023) krijoi një situatë anormale: pushtet institucional pa legjitimitet lokal, që më pas u përdor nga Beogradi si argument për të kundërshtuar autoritetin e kryetarëve shqiptarë. Ky zhvillim u shoqërua me protesta të dhunshme në maj 2023, ku dhjetëra ushtarë të KFOR-it u plagosën.

Gjatë verës u raportua për grumbullim të armëve, trajnime paraushtarake, dhe levizje të pazakonta në veri të Kosovës, sidomos në zonën e fshatit Banjska. Këto aktivitete u zhvilluan në heshtje, me indikacione për mbështetje logjistike nga figura të lidhura me strukturat serbe – siç u konfirmua më pas me përfshirjen e Milan Radoiçiqit.

Më 24 shtator, një grup i organizuar, i armatosur dhe i trajnuar serb ndërmori një sulm të mirëkoordinuar ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjska. Gjatë sulmit terrorist u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku, ndërsa u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet njësive speciale të Kosovës dhe sulmuesve, ku tre nga agresorët u vranë e të tjerë u tërhoqën.
U sekuestruan arsenale armësh ushtarake, automjete të blinduara, dhe pajisje të nivelit të lartë ushtarak. Krerët shtetërorë e dënuan sulmin, dhe e quajtën aggression ndaj shtetit të Kosovës.

Ky nuk ishte një incident sporadik, por një operacion terrorist i planifikuar, që synonte të sfidonte sovranitetin e Kosovës dhe të provokonte një konflikt më të gjerë.
Identifikimi i Milan Radoiçiqit si udhëheqës i këtij grupi, dhe pranimi i tij publik për organizimin e sulmit, ngriti dyshime serioze për përfshirje indirekte të Beogradit zyrtar, ose së paku për tolerancë ndaj aktiviteteve të tij.
Sulmin si akt terrorist e dënuan edhe SHBA, BE dhe NATO, ndërkohë që apeluan Serbinë për bashkëpunim në hetim.
Analizë:

Sulmi terrorist i 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë të Zvecanit është pika më e rrezikshme e përshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës që nga viti 2004.

Ky sulm nuk ishte një incident lokal, por një akt i mirëplanifikuar me motive politike dhe ushtarake që synoi të krijojë një precedent destabilizimi, ndoshta për të krijuar një zonë autonome de facto, të ngjashme me modelin e Donbasit në Ukrainë.
Ky sulm forcoi argumentet e Kosovës për rrezikun e strukturave paralele në veri.
Për ta bërë më të qartë, se Sebia qëndron pas agresionit në Banjskë të Zvecanit, kujtojmë atë që raportuan mediat serbe të afërta me presidentin serb, Aleksandar Vuciq. Ato e trajtuan sulmin terrorist në Banjskë kryesisht si një incident tragjik dhe një akt që thekson tensionet e thella në veri të Kosovës.

Raportimet e RTS (Televizionit Shetëtror serb), tabloidët Alo, B92, Gazeta “Veqernje Novosti”, Kosovo Online ndërtuan një narrativë ndaj ngjarjeve të Banjskës, e cila dallon thelbësisht nga ajo e autoriteteve të Kosovës dhe mediave ndërkombëtare. Për më tepër, mediat pro-ruse të afërta me Vuciqin si Sputnik, Informer e RT Balkan vunë theks te sic shkruanin ato, reagimi “i ashpër i SHBA/BE ndaj serbëve”, duke akuzuar Perëndimin se “nuk i quan kurrë terroristë shqiptarët që vrasin serbë” dhe se “për një polic shqiptar bërtasin më shumë se për qindra serbë të vrarë”.

Përdorimi i medias si një mjet strategjik për ndikim politik dhe psikologjik në rajon dhe në publikun serb, duke shmangur fjalwt qw mund të etiketonin grupet e armatosura si terroriste, duke mbrojtur figurat kyçe si Radoiçiq, minimizon rolin e grupeve serbe në organizimin e sulmit, duke e paraqitur si reagim ndaj “presionit dhe diskriminimit të serbëve në veri”./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Nga iluzioni i ‘botës serbe’ te realiteti i Evropës: Zgjerimi si fund i miteve gjeopolitike
Next: Profesor në Universitetin e Grazit: Vuçiq nuk e ka më mbështetjen blanko të BE-së

Rusia do ta zgjerojë agresionin e saj përtej Ukrainës nëse nuk ndalet, paralajmëron Zelensky 4 min read
  • Analiza

Rusia do ta zgjerojë agresionin e saj përtej Ukrainës nëse nuk ndalet, paralajmëron Zelensky

The Geopost September 25, 2025
Çfarë do të thotë ndryshimi i papritur i kursit të Trump për luftën e Rusisë kundër Ukrainës? 6 min read
  • Analiza

Çfarë do të thotë ndryshimi i papritur i kursit të Trump për luftën e Rusisë kundër Ukrainës?

The Geopost September 25, 2025
Profesor në Universitetin e Grazit: Vuçiq nuk e ka më mbështetjen blanko të BE-së 12 min read
  • Analiza

Profesor në Universitetin e Grazit: Vuçiq nuk e ka më mbështetjen blanko të BE-së

The Geopost September 24, 2025
Nga iluzioni i ‘botës serbe’ te realiteti i Evropës: Zgjerimi si fund i miteve gjeopolitike 8 min read
  • Analiza

Nga iluzioni i ‘botës serbe’ te realiteti i Evropës: Zgjerimi si fund i miteve gjeopolitike

The Geopost September 23, 2025
Protesta masive studentore në Serbi: Letra e Vuçiqit dhe pritshmëritë e të rinjve 9 min read
  • Analiza

Protesta masive studentore në Serbi: Letra e Vuçiqit dhe pritshmëritë e të rinjve

The Geopost September 23, 2025
Si mund të mbrohen Polonia, Ukraina dhe NATO nga dronë rusë? 6 min read
  • Analiza

Si mund të mbrohen Polonia, Ukraina dhe NATO nga dronë rusë?

The Geopost September 18, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.