Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë sërish kërcënime të pabaza kundër NATO-s, duke përhapur propagandë për të ngjallur frikë dhe për të përçarë aleatët perëndimorë. Në një konferencë shtypi pas një vizite në Uzbekistan, Putin paralajmëroi anëtarët e NATO-s, veçanërisht vendet më të vogla evropiane, se do të vuanin pasojat nëse lejojnë Ukrainën të kryejë sulme në territorin rus.
Çfarë tha Putin:
“Këta përfaqësues të vendeve të NATO-s, veçanërisht në Evropë, dhe veçanërisht vendet e vogla, duhet të kuptojnë se me çfarë po luajnë. Duhet të kenë parasysh se zakonisht ky është një vend me një territor të vogël dhe një popullsi shumë të dendur. Ky është një faktor që duhet ta kenë parasysh përpara se të godasin thellë në territorin rus”, tha Putin.


Analiza:
Putini po dezinformon për të krijuar frikë tek anëtarët e NATO-s dhe për të zvogëluar mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Ai synon veçanërisht vendet më të vogla për t’i trembur ato me pasojat e mundshme të sulmeve ruse.
Gjithashtu, me këtë lëvizje, Putini po përpiqet të portretizojë NATO-n si një agresor, megjithëse realiteti është se aleatët e NATO-s po veprojnë në mbrojtje të sovranitetit të Ukrainës dhe ligjit ndërkombëtar.
Mbështetja e NATO-s për Ukrainën bazohet në parimet e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe Kartën e Kombeve të Bashkuara. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe mbështetja e NATO-s për Ukrainën është një përgjigje legjitime ndaj këtij agresioni./G.Venhari-The Geopost/

Portal Novosti shpërndan propagandë: Marrëveshja mediatike shpallet “pakt kundër serbëve”
Mediumi serb manipulon për ushtarët amerikanë të KFOR-it: Nga interesi për ortodoksinë në pranim të fesë
MPJ e Rusisë shpërndan dezinformata për intervenimin e NATO-s në vitin 1999
Propagandë nga Moska: Volodin fajëson SHBA-në dhe BE-në për luftën në Ukrainë
Narrativë propagandistike nga Moska: Zaharova sërish dezinformon për Kosovën
Zaharova shpërndan dezinformata për incidentin në Kubë: Provokim agresiv i Uashingtonit