Mediat serbe kanë dezinformuar sa i përket pranimit të Kosovës si anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke pretenduar se “rezultatet e votimit tregojnë mungesë konsensusi brenda organizatës”.
Çfarë shkruajnë portalet Alo dhe Pravda:
“Delegacioni i Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s shprehu shqetësimin e tij dhe vlerësoi se ky vendim përbën një precedent të rrezikshëm dhe do të përkeqësojë kushtet e jetesës së serbëve në Kosovë.Ata gjithashtu theksuan se nuk janë konsultuar gjatë procesit të vendimmarrjes dhe rezultatet e votimit tregojnë mungesë konsensusi brenda Asamblesë Parlamentare të NATO-s.”

Analiza:
Vendimi për pranimin e Kosovës si anëtare te asociuar është marrë në përputhje me procedurat e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ky hap njeh përpjekjet e Kosovës për t’u integruar në organizatat ndërkombëtare dhe kontribuon në stabilitetin rajonal.
Procesi i vendimmarrjes përfshinte konsultime me të gjithë anëtarët e NATO-s. Votimi pasqyroi pikëpamje të ndryshme brenda organizatës, por shumica e vendeve e pranuan rëndësinë e forcimit të lidhjeve me Kosovën.
Kritikat e mediave serbe ndaj Malit të Zi dhe vendeve të tjera që e mbështetën këtë vendim janë pjesë e një fushate më të gjerë propagandistike për të destabilizuar marrëdhëniet rajonale dhe për të krijuar një imazh të gjoja një “tradhtie ndaj interesave serbe”. Këto vende kanë vepruar në përputhje me interesat e tyre kombëtare dhe, duke e përfshirë Kosovën në NATO, po kontribuojnë për stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

/The Geopost/

Si po e kthen inteligjenca artificiale informacionin në armën më të rrezikshme të shekullit
Fivenson: Ballkani duhet të forcojë luftën kundër dezinformimit
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin
Vuçiq dezinformoi para OKB-së: “Serbia i ka përmbushur të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit”
Zakharova shpërndan narrativën propagandistike për aktgjykimin ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së
Dezinformim në Instagram: Pamjet nga Prishtina u paraqitën në mënyrë të rreme si lëvizje drejt Mitrovicës së Veriu