Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka dezinformuar pavarësisht faktit se OKB ka miratuar Rezolutën për Gjenocid në Srebrenicë duke thënë se OKB-ja nuk e mbështeti atë dhe se nuk e ka arritur shumicën.
Çka deklaroi Dodik?
“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së as që kanë arritur të kenë shumicë, që do të thotë se kjo është një rezolutë e dështuar për Srebrenicën. Rreth 110 vende nuk votuan, ishin kundër ose abstenuan. Kjo është një rezolutë e dështuar dhe kjo do të thotë se OKB-ja nuk e mbështeti atë. Plani i tyre për të imponuar gjenocid dhe skualifikim moral mbi serbët dështoi”.
Analiza:
Kjo është një tentativë tjetër e Dodikut për të vazhduar me mohimin e gjenocidit dhe për të mos e marrë përgjegjësinë për gjenocidin në Srebrenicë.
Më 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë. Rezoluta kaloi me 84 vota për. Kundër ishin 19, ndërsa abstenime 68.
Rezoluta ishte bashkësponsorizuar nga Gjermania dhe Ruanda.
Më 11 korrik 1995, forcat serbe dhe serbët e Bosnjës pushtuan një zonë të sigurt të mbrojtur nga Kombet Bashkuar në Srebrenicë. Ata ndanë të paktën 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë nga gratë, nënat dhe motrat e tyre dhe i masakruan. Ata që u përpoqën të arratiseshin u ndoqën nëpër pyje dhe mbi malet përreth qytetit.
/The Geopost

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë