Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya pretenduan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për gjoja presion perëndimor dhe parregullsi procedurale në lidhje me rezolutën e propozuar për Srebrenicën. Vuçiq akuzoi Perëndimin dhe OKB-në se “po kërcënojnë shtetet anëtare të OKB-së”, ndërsa Nebenzja kritikoi mënyrën se si u propozua dhe u miratua rezoluta. Zyrtarët perëndimorë i mohojnë këto akuza dhe theksojnë se janë të përkushtuar ndaj drejtësisë dhe pajtimit në Ballkan.

Çfarë thanë Vuçiq dhe Nebenzja?
“Por unë pres përgjigje nga të fuqishmit dhe të mëdhenjtë, disa do të thoshin arrogantët. Pse ju duhej të bëni kaq shumë presion mbi vendet anëtare të OKB-së kundër një vendi të vogël si Serbia? Pse kërcënuat vendet që nuk donin të votojnë pro, duke thënë se nëse nuk votojnë, nuk do të merrnin mbështetjen tuaj dhe ndihmën tuaj, a janë këto vlera evropiane dhe demokratike, apo keni menduar se unë nuk do të flisja për këtë? Është një vend i vogël në Ballkan që nuk ka frikë të thotë se po voton kundër sepse do të hapë kutinë e Pandorës. Do të ballafaqoheni me dhjetëra rezoluta dhe si do ta shpjegoni se një masakër e tmerrshme dhe një masakër në të cilën u vranë 8000 njerëz është më e madhe se masakra e 20 milionë njerëzve në Luftën e Dytë Botërore?”, tha Vuçiq.
“Sot morëm pjesë në një kapitull të trishtuar në OKB. Ky është një tjetër konfirmim i gënjeshtrave të elitave të BiH dhe aleatëve të tyre perëndimorë për injorimin e konsensusit në BiH. Barazia e entiteteve dhe e tre popujve është në zemër të Dejtonit. Procedura për propozimin e një rezolute nuk u ndoq, por nga një ‘grup miqsh’ që votuan në favor të rezolutës, dhe batalioni i tyre luajti një rol të turpshëm në Srebrenicë. Ne e shohim këtë si një kërcënim shtesë për paqen, cinike dhe hipokrite. Miratimi i kësaj rezolute është një ‘fitore Pirre’ për sponsorët e saj. Nëse qëllimi i tyre ishte të përçajnë Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, atëherë ata ia kanë dalë shkëlqyeshëm, tha ai.
Analiza:
Pretendimet e Vuçiqit dhe Nebenzya për presionin perëndimor dhe parregullsitë procedurale në rezolutën e Srebrenicës janë dezinformata që synojnë diskreditimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të njohur dhe dënuar gjenocidin.
Pretendimet e Nebenzya për parregullsi procedurale janë gjithashtu të pabaza. Procesi i propozimit të një rezolute në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është publik dhe transparent dhe propozimi kaloi nëpër të gjitha fazat e nevojshme përpara se të vinte në votim. Kritikat që Holanda votoi në favor të rezolutës pavarësisht nga roli i saj në Srebrenicë është një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga thelbi i rezolutës, që është njohja dhe dënimi i gjenocidit, jo një rishikim i përgjegjësisë historike.
Deklaratat e Vuçiqit dhe Nebenzya janë pjesë e një strategjie më të gjerë propagandistike që synon minimin e besimit në institucionet ndërkombëtare.
Qëllimi i mbështetjes së SHBA-së dhe BE-së për rezolutën është të garantojë drejtësi për viktimat dhe të parandalojë përsëritjen e krimeve të tilla.
Zëvendësambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Robert Wood tha se rezoluta për gjenocidin e Srebrenicës dërgon një sinjal të rëndësishëm për boshnjakët dhe kombet e tjera në mbarë botën se mizori të tilla nuk do të përsëriten.
/The Geopost


“Atak i ri”, “Kurti nuk tërhiqet” – kështu dezinformojnë Sputnik dhe RT Balkan lidhur me rrënimin e objekteve në Ujman
Mediat serbe dhe proruse përhapin propagandë për udhërrëfyesit turistikë dhe rrënimin e objekteve pa leje në veri të Kosovës
Si u shndërrua vizita e Presidentit të Shqipërisë në Preshevë dhe Bujanoc në narrativë për “pushtim” dhe “Shqipëri të Madhe”
Dezinformatë në TikTok: Video i manipuluar nga viti 2022 u përdor për pretendimin se “ushtarët izraelitë po vijnë në Kosovë”
Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë