Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Fact Checking

Policia mbyll gjashtë objekte financiare të jashtëligjshme në veri, Beogradi dezinformon se po kërcënohen serbët

The Geopost May 21, 2024 3 min read
Share the news

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës ka realizuar një operacion më 20 maj i cili ka rezultuar me mbylljen e gjashtë njësvie të të ashtuquajturës Bankë Postare e Kursimeve (Banka Postanske Stedionica) si institucion i jashtëligjshëm financiar i Serbisë në Republikën e Kosovës.

Derisa në Beograd pati dezinformata se po kërcënohen serbët, autoritetet në Kosovë thanë se kjo u bë me qëllim të vendosjes së ligjshmërisë, pas komunikimit dhe kërkesës së institucioneve relevante dhe autorizimit të prokurorit.

“Sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë për të cilin jemi zotuar në vazhdimësi. Përgëzoj të gjitha institucionet për bashkëpunimin dhe suksesin e treguar”, ka shkruar Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Policia e Kosovës në fillim doli me një njoftim ku tha: “Pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e Inteligjencës Financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizim të prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës.

Ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë, aksion ky i cili deri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident”.

Pastaj, në një përditësim të ri Policia e Kosovës tha se operacioni policor i realizuar të hënën në veri të vendit, ku u mbyllën gjashtë njësi ilegale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’, rezultoi edhe me konfiskimin e provave të ndryshme materiale.

“Rreth 1.600.000 euro, Rreth 74.700.000 dinar, Rreth 19.500 franga, Rreth 13.800 dollar amerikan, Rreth 40 dollar australian. Dokumentacione dhe prova relevante që ndërlidhen me rastin. Gjashtë filiale të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri të vendit janë mbyllur dhe në objektet e tyre janë vendosur shenjat zyrtare për mbylljen e tyre, përderisa të gjitha veprimet e mëtejme policore do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, njoftoi policia.

Gjatë këtij aksioni, policia ka marrë në pyetje pesë persona, konfirmoi zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se edhe një person aktualisht është duke u intervistuar.

Radio Evropa e Lirë nga informacionet në terren konfirmoi se “personi që po intervistohet nga policia është Igor Radiq, drejtor i Bankës Postare Kursimore të Serbisë në Kosovë”.
Njësitë intervenuese të Policisë së Kosovës morën pjesë në dërgimin për intervistim të Radiqit. Dhjetëra qytetarë protestuan para bankës serbe, duke tentuar që të mos lejonin që autoritetet e rendit të merrnin Radiqin, por marrja e tij u bë e mundur pas arritjes së njësitit intervenues policor.

Në aksionin e 20 majit në katër komunat në veri të Kosovës (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) u panë edhe pjesëtar të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe ata të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Ky aksion i Policisë së Kosovës i pengoi Beogradit zyrtar që filloi të propagandojë se kjo ishte kundër qytetarëve serbë.
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se ky aksion po “kërcënon mbijetesën” e serbëve në Kosovë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: Perëndimi vazhdon të jetë cak i dezinformatave ruse
Next: Lavrov dhe ish-ministri i Iranit dezinformojnë për vdekjen e Raisit, akuzojnë SHBA-në

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë 4 min read
  • Fact Checking

Si dezinformon Sputnik për praninë e NATO-s në Kosovë

The Geopost June 19, 2026
MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

MPJ ruse dezinformon se Britania po e shtyn Evropën në luftë me Rusinë

The Geopost June 3, 2026
RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat 3 min read
  • Fact Checking
  • News

RT Balkan dezinformon për serbët në Kosovë përmes narrativës propagandistike për barrikadat

The Geopost May 19, 2026
RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës 3 min read
  • Analiza
  • Fact Checking

RT Ballkan dezinformon për FSK-në dhe armatosjen e Kosovës

The Geopost May 18, 2026
Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin 2 min read
  • Fact Checking

Clickbait në titullin e RT Balkan: Shkrimi i grafiteve paraqitet si “maltretim”, ndonëse nuk ka hetim për autorin

The Geopost April 30, 2026
Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë 2 min read
  • Fact Checking

Mojsilloviq dezinformon për marrëveshjen mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë

The Geopost April 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.