Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Youtube ndalon Russia Today në Ballkan, Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë dalin në mbrojtje të propagandës ruse

The Geopost November 17, 2023 3 min read
Share the news

Platforma ‘Youtube’ ka ndaluar kanalet e Russia Today Balkan (RTBalkan), “Relativizacija” nga Ljiljana Smajlović dhe podcast-in “Lokomotiva” për shkak të përmbajtjes propaganduese. Këto ndalesa erdhën pas atyre që u ndaluan në kanalet e të njëjtit televizion që u u ndaluan këtë verë “Pesë minutat e mia” dhe ” Këshilla për shoferët”.

Kjo kompani mediatike thekson se kanali kryesor RT “mbijetoi” kohën më të shkurtër në Google sepse u mbyll pas vetëm tre javësh, ashtu si edhe kanali “Lajmi në dy minuta”.

Për rrezikun që përbënte ky kanal mediatik kishte folur James Rubin, i dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global, i cili së fundmi tha se integriteti i informacionit, si dhe integriteti territorial, në Ballkan nuk duhet të cenohet, duke deklaruar se mediat ruse, RT Balkan dhe Sputnik, po përdoren për të shkaktuar ndarje në vende si Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Ndonëse roli i asociacioneve të gazetarëve në mbarë botën është mbrojtja e raportimit profesional dhe mbrojtja nga propaganda, mediumin propagandistik rus e përkrahi Asociacioni i Gazetarëve të Serbisë (UNS), i cili e cilëson si censurë mbylljen e kanalit RT Balkan dhe kërkon që ai të kthehet në platformën YouTube.

Arsyetimin e vetëm UNS e pati duke thënë se këto emisione janë ende të disponueshme në platformat X, Instagram dhe Facebook, pra, sipas tyre, nuk janë të censuruara.

Bashkimi Evropian ka ndaluar që në territorin e saj të transmetohen mediat të cilat sponzorohen nga Rusia siç është Sputnik dhe Russia Today.

Vendimi është pjesë e sanksioneve ndaj regjimit politik të Rusisë i cili është duke sulmuar Ukrainën me trupa ushtarake.

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se ndalimi i këtyre dy mediumeve është shenjë se Bashkimi Evropian nuk toleron përçarjen.

“Në kohën e luftës, fjalët kanë rëndësi. Ne jemi dëshmitarë të propagandës masive dhe dezinformimit në lidhje me sulmet të cilat janë duke ndodhur në një shtet të pavarur dhe të lirë. Ne nuk do të lejojmë që të na helmojnë me gënjeshtra duke justifikuar luftën e Putinit dhe të tentojnë të përçajnë Unionin tonë”, ka thënë ajo.

Por Serbia nuk ndoqi as këtu politikat perëndimore në ndëshkimin e Rusisë që nisi një luftë në shkallë të plotë kundër Ukrainës. Ndërsa në Evropë u ndalua, në Serbi Russia Today hapi një degë për të vazhduar propagandën e saj të pushtetit rus në vendin ballkanik për të mbajtur ndikimin e saj.

Pas kësaj kishte reaguar Bashkimi Evropian që tha se pret që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë.

Serbia pritet që të respektojë vendimet e Bashkimit Evropian, ndër të cilat është kufizimi i transmetimit të televizionit shtetëror rus, Russia Today (RT), thuhet në reagimin e 15 korrikut.

“RT është pjesë e instrumenteve të propagandës dhe dezinformimit rus me të cilat Kremlini monitoron agresionin e paligjshëm kundër Ukrainës dhe vrasjet e popullit ukrainas. Në këtë kontekst, ne presim që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë, si një vend që shkel masivisht Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë atëherë Perer Stano, zëdhënës i BE-së për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme.

Kur Russia Today u hap në Serbi qysh në fillim nisi propagandën kundër Kosovës.

Lajmi ishte konfirmuar në Tëitter nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, me mesazhin: “Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”.

TheGeopost/

Tags: Rusia

Continue Reading

Previous: Top gazetari gjerman ka marrë 600 mijë euro nga aleati i Putinit
Next: Partneri pro rus i Vuçiqit e Ministri i Republikës Sërpska, kush janë të sanksionuarit e ri nga SHBA?

Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh 1 min read
  • Lajme

Oficeri i policisë së Brukselit që kishte akses te diplomatët akuzohet për spiunazh

The Geopost October 13, 2025
Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot 5 min read
  • Lajme

Roja Kufitare Estoneze: Grupe të armatosura ruse shihen në Saatse Boot

The Geopost October 13, 2025
Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus 2 min read
  • Lajme

Aeroplani britanik i zbulimit RAF fluturon në mision 12-orësh përgjatë kufirit rus

The Geopost October 13, 2025
Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët 3 min read
  • Lajme

Inteligjenca amerikane ndihmoi në udhëzimin e sulmeve nga Kievi që dëmtuan prodhimin rus të naftës – thonë zyrtarët

The Geopost October 13, 2025
Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi 4 min read
  • Lajme

Oaz apo Kamp Stërvitjeje? Resorti serb ku Rusia dyshohet se komplotoi trazira në Moldavi

The Geopost October 13, 2025
Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë 4 min read
  • Lajme

Ambasadori Amerikan Whitaker Thotë se Trump Ka ‘Shumë’ Letra Për të Sjellë Paqen në Ukrainë

The Geopost October 12, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.