Getty images
Një oficer policie në Belgjikë është akuzuar për spiunazh dhe mund të jetë kontaktuar për shkak të aksesit të tij te diplomatët, raportojnë mediat lokale.
Oficeri u arrestua të enjten e kaluar dhe punonte për policinë lokale të Brukselit, sipas mediave belge dhe faqes së internetit Politico Europe.
Kjo njësi monitoron zonat përreth institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Oficerit dyshohet se “i është kontaktuar për shkak të aksesit të tij në bashkësinë diplomatike ndërkombëtare në Bruksel”, sipas Politico Europe.
Një zëdhënës i policisë konfirmoi se një hetim i brendshëm është duke u zhvilluar, por nuk pranoi të japë informacione të mëtejshme.
Një burim i tha më parë Politico Europe se akuzat lidhen me Kinën. Një hetim është duke u zhvilluar për të përcaktuar nëse oficeri i ka kaluar informacione edhe Rusisë.
Më parë këtë vit, u raportua se hakerat kinezë kishin hakuar sistemet belge të sigurisë shtetërore midis viteve 2021 dhe 2024.

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj