Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • ENG
  • ALB
  • SRB
  • UKR
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vulin do të zhvillojë bisedime me Putinin në mes të forcimit të lidhjeve Serbi-Rusi

The Geopost September 4, 2024 2 min read
Share the news

Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin është planifikuar të takohet me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë, siç konfirmohet nga Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për politikën e jashtme. Takimi do të zhvillohet gjatë edicionit të nëntë të Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok.

Më 4 shtator, Putin do të takohet gjithashtu me Han Zheng, Zëvendës President i Republikës Popullore të Kinës, pasuar nga takimi i tij me Vulin, sipas një raporti nga TASS, duke cituar Ushakov.

Vulin, i cili më parë shërbeu si drejtor i agjencisë serbe të inteligjencës BIA, u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara në korrik të vitit të kaluar. Sanksionet u vendosën për shkak të akuzave për përfshirje të tij në trafik të paligjshëm armësh, kontrabandë droge dhe shpërdorim detyre. Vulin njihet për qëndrimin e tij të fortë pro-rus dhe anti-evropian. Së fundmi ai vizitoi Moskën, ku u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Kjo vizitë e tij vjen pak ditë pasi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mohuar të ketë lidhje të ngushta me homologun e tij rus Vladimir Putin dhe ka hedhur poshtë sugjerimet se vendi i tij është një ‘kalë troje’ për Moskën.

Duke folur në konferencën e sigurisë GLOBESEC në Pragë, Vuçiç tha se nuk ishte takuar apo folur me Putinin në më shumë se dy vjet që kur Rusia pushtoi Ukrainën. Edhe kjo gjë doli të jetë e pavërtetë përderisa Vuçiq dhe Putin kishin zhvilluar një bisedë të shkurtër derisa ishin në Pekin për të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar për nismën kineze “Belt and Road” në tetor të vitit 2023.

“Po, ne kemi tradicionalisht lidhje shumë të mira dhe nuk po e fshehim. Dhe nuk më vjen turp për këtë me Rusinë. Ka qenë gjithmonë rasti mes serbëve dhe rusëve dhe ne jemi i vetmi vend në Evropë që nuk kemi vendosur sanksione kundër Rusisë dhe siç mund ta shihni, nuk kam frikë ta them hapur”, tha ai.

Vizita e Vulinit në Vladivostok të Rusisë demanton këto deklarata të Vuçiqit përderisa Serbia dhe Rusia vazhdojnë të forcojnë lidhjet e tyre./TheGeopost/

 

 

Continue Reading

Previous: Rusia thotë se do të ndryshojë doktrinën bërthamore për shkak të rolit perëndimor në Ukrainë
Next: “Serbia kurrë sanksione Rusisë dhe kurrë në NATO”, Vulin dhe Putin diskutojnë edhe për furnizimin me gaz

Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve interceptues 1 min read
  • Lajme

Ukraina dhe Mbretëria e Bashkuar bien dakord për prodhimin e përbashkët të dronëve interceptues

The Geopost October 26, 2025
Bashkimi Evropian kërkon t’i japë fund varësisë nga Kina për metalet e rralla 2 min read
  • Lajme

Bashkimi Evropian kërkon t’i japë fund varësisë nga Kina për metalet e rralla

The Geopost October 26, 2025
Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’ 2 min read
  • Lajme

Në Vjenë vendoset memoriali ‘Lulja e Srebrenicës’

The Geopost October 25, 2025
Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla 3 min read
  • Lajme

Tensionet mbeten të larta ndërsa Kina dhe BE përgatiten për takimin e Brukselit mbi metalet e rralla

The Geopost October 25, 2025
Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende 4 min read
  • Lajme

Dy muaj pas publikimit të videos Luçiq-Müller: U ngritën padi penale në TOK për ushtrim ndikimi, por çështja nuk është zgjidhur ende

The Geopost October 25, 2025
Gjykatësi britanik dënon burra për rolin e tyre në sulmin zjarrvënës të lidhur me Rusinë që synonte furnizimet për Ukrainën 2 min read
  • Lajme

Gjykatësi britanik dënon burra për rolin e tyre në sulmin zjarrvënës të lidhur me Rusinë që synonte furnizimet për Ukrainën

The Geopost October 25, 2025

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.