Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Rubio dhe ministrat evropianë biseduan për përfundimin e luftës në Ukrainë

The Geopost August 27, 2025 2 min read

Foto: Reuters

Share the news

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, foli me homologët e tij evropianë rreth përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha Departamenti i Shtetit.

Rubio foli me Sekretarin e Jashtëm Britanik, David Lamy, Ministrin e Jashtëm Ukrainas, Andriy Sibih, Ministren e Jashtme Finlandeze, Elina Valtonen dhe Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian (BE) për Punët e Jashtme, Kaja Kalas, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Ministri i Jashtëm Ukrainas, Andriy Sibih, tha se Ukraina ishte mirënjohëse ndaj Rubios për përpjekjet e tij dhe ndaj Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për “udhëheqjen e tij të qetë”. Ai shtoi se garancitë e sigurisë për Ukrainën ishin thelbësore.

“Unë përsërita qëndrimin e Ukrainës se garancitë e sigurisë duhet të jenë konkrete, ligjërisht të detyrueshme dhe efektive. Ato duhet të jenë shumëdimensionale, duke përfshirë nivele ushtarake, diplomatike, ligjore dhe të tjera”, shkroi Sibiha në X.

“Ne të gjithë besojmë se ushtria ukrainase është niveli bazë i të gjitha garancive të tilla, kështu që forcimi i saj sa më shumë që të jetë e mundur është përparësia jonë kryesore”, tha ministri ukrainas. Pas takimeve të veçanta në samit me Presidentin rus Vladimir Putin dhe më vonë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë, Trump i kërkoi Rubios të drejtonte bisedimet mbi ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën.

Një këshilltar i lartë i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina po kërkon më shumë armë nga Perëndimi sepse ka shqetësime se Rusia “nuk është e interesuar” për paqen, edhe pas dy samiteve të fundit në Shtetet e Bashkuara.

Mykhailo Podoliak i tha programit Current Time të Radio Free Europe (RFE) se Kievi po “konsultohet në mënyrë aktive” me zyrtarët amerikanë dhe evropianë “për rritjen e furnizimit me mjete të ndryshme për kryerjen e operacioneve kundër luftës”.

Zelensky tha gjithashtu në një konferencë për shtyp në Kiev pas bisedimeve me Kryeministrin norvegjez Jonas Gahr Støre, i cili vizitoi Ukrainën më 25 gusht, se Ukraina shpreson të sigurojë të paktën 1 miliard dollarë në muaj nga vendet që e mbështesin atë për të blerë armë amerikane./RSE/

Continue Reading

Previous: Vuçiq dhe Lavrov bisedojnë për Kosovën dhe Republikën Sërpska – përpjekje të reja për koordinim mes Beogradit dhe Moskës
Next: Represioni në Serbi, një universitet themelon qendër krizash për t’iu ofruar ndihmë studentëve

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

NATO: KFOR ka nisur përshtatjen e pozicionimit dhe pranisë në terren pas përmirësimt të sigurisë në Kosovë

The Geopost August 13, 2026
Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Vuçiq “i puth dorën” Zelenskyt, ndërsa i ruan shpinën Putinit

The Geopost August 9, 2026
Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit 8 min read
  • Analiza
  • Lajme

Senatori amerikan thekson përparimin në Senat ndërsa projektligji për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit i afrohet votimit

The Geopost August 6, 2026
SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi 4 min read
  • Botë
  • Lajme

SHBA kërkon ekstradimin e hakerit iranian të arrestuar në Mal të Zi

The Geopost August 6, 2026
Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina 3 min read
  • Analiza
  • Lajme

Hulumtimi i IRI: Serbët favorizojnë marrëdhënie më të ngushta me Rusinë, pasuar nga Kina

The Geopost August 6, 2026
Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj 4 min read
  • Analiza
  • Lajme

Raporti britanik: AI tentoi të mashtronte njerëz dhe të fshihte gjurmët e saj

The Geopost August 6, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.