Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Lajme

Vuçiq dhe Lavrov bisedojnë për Kosovën dhe Republikën Sërpska – përpjekje të reja për koordinim mes Beogradit dhe Moskës

The Geopost August 26, 2025 2 min read

Foto: EPA

Share the news

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergei Lavrov, në të cilën janë trajtuar çështje me ndjeshmëri të lartë rajonale – përfshirë Kosovën dhe entitetin serb në Bosnjë e Hercegovinë, Republika Sërpska.

Sipas mediave serbe dhe ruse, biseda është zhvilluar me iniciativën e palës serbe.

Në deklaratën zyrtare thuhet se është dhënë një “vëmendje e veçantë” situatës në Kosovë dhe në Bosnjë e Hercegovinë, duke u theksuar rëndësia e Rezolutës 1244 dhe Marrëveshja e Dejtonit.

Kjo qasje bie ndesh me realitetin politik dhe juridik të tanishëm në rajon. Kosova është një shtet sovran dhe i pavarur, i njohur nga shumica e vendeve perëndimore dhe demokratike.

Përdorimi i Rezolutës 1244 nga ana e Rusisë dhe Serbisë vazhdon të jetë pjesë e narrativave të tyre për të minuar legjitimitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, përmendja e Republikës Sërpska në bisedën Vuçiq-Lavrov ngre shqetësime për përpjekjet destabilizuese që kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjë e Hercegovinës. Nxitja e nacionalizmit serb në rajon, në koordinim me Rusinë, është parë shpesh si instrument për të rritur tensionet dhe për të penguar proceset integruese euroatlantike në Ballkanin Perëndimor.

Vuçiq dhe Lavrov po ashtu diskutuan për “bashkëpunimin strategjik” ndërmjet dy vendeve, si dhe për koordinim në platformat ndërkombëtare — një sinjal i vazhdimësisë së afërsisë mes Beogradit dhe Moskës, pavarësisht izolimit ndërkombëtar të Rusisë pas agresionit të saj në Ukrainë./The Geopost/

Continue Reading

Previous: “A është ky fillimi i fundit për SNS-në?”: Pamjet ajrore tregojnë qartë se sa njerëz morën pjesë në tubimin në Arangjelovac
Next: Rubio dhe ministrat evropianë biseduan për përfundimin e luftës në Ukrainë

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi 2 min read
  • Lajme

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

The Geopost October 20, 2026
Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin 5 min read
  • Analiza
  • Botë
  • Fact Checking
  • Lajme

Sputnik përhap dezninformata për Bondstillin, thotë se Serbia, Rusia dhe Kina duhet të japin pëlqimin

The Geopost October 16, 2026
Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete 5 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete

The Geopost October 14, 2026
Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit 2 min read
  • Ballkan
  • Lajme

Mali i Zi dëbon drejtuesin e rrjetit rus ‘Ribar’ dhe bashkëpunëtorët e tij, ambasadori i përcjell drejt Beogradit

The Geopost October 13, 2026
Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës 2 min read
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.