Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë
  • Lajme

Burnham: Rusia ndërhyri në referendumin e Brexit-it, Franca dhe Gjermania të kujdesshme ndaj Moskës

The Geopost October 12, 2026 2 min read
Share the news

Kryeministri britanik Andy Burnham deklaroi se Rusia ndërhyri në votimin e Brexit-it të vitit 2016, ndërsa paralajmëroi votuesit në Francë dhe Gjermani për përpjekjet e mbështetura nga Moska për të ndikuar në politikën e tyre.

Burnham, i cili mori drejtimin e Britanisë në korrik dhe muajin e kaluar tha se vendi mund të shqyrtojë mundësinë e rikthimit në Bashkimin Evropian në të ardhmen, është kryeministri i parë britanik që thotë hapur se kishte prova për ndërhyrje ruse në referendumin e mbajtur gati një dekadë më parë, shkruajnë mediat e huaja.

“Kur erdha në Downing Street, shtrova pyetjen: a pati ndërhyrje nga Rusia në referendumin e vitit 2016? Dhe mora një përgjigje të qartë: po, pati”, citohet të ketë thënë Burnham në një intervistë për podkastin “The Rest Is Politics”, të publikuar të dielën.

Burnham nuk shpjegoi se si besonte se Rusia kishte ndërhyrë në referendum dhe nuk dha detaje mbi provat në të cilat bazohej kjo deklaratë.

Rusia më parë e ka mohuar ndërhyrjen në votimin e Brexit-it, duke pretenduar se Britania është kapluar nga një histeri anti-ruse.

Komentet e Burnham-it shënojnë një ndryshim nga qëndrimi i ish-kryeministrit Boris Johnson, i cili bëri fushatë për largimin nga BE-ja dhe në vitin 2020 deklaroi se nuk kishte prova për ndërhyrje ruse në referendum.

Në vitin 2016, britanikët votuan me një rezultat 52% kundrejt 48% për t’u larguar nga BE-ja, duke e zhytur vendin në krizën më të madhe politike që nga Lufta e Dytë Botërore.

Burnham tha se votuesit në demokracitë evropiane duhet të jenë më të informuar rreth përpjekjeve për të destabilizuar politikën e tyre.

“Është e rëndësishme që këto gjëra të thuhen qartë dhe, besoj unë, t’i ndihmojnë votuesit në Gjermani dhe Francë të kuptojnë se një pjesë e kësaj politike nxitet nga armiqtë tanë, konkretisht nga Rusia”, ka thënë ai.

Qeveria britanike nuk arriti të përcaktonte nëse Rusia kishte ndërhyrë në referendumin e vitit 2016 për anëtarësimin në BE, sipas një raporti të vitit 2020 të Komisionit Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë.

Raporti gjithashtu konstatoi se Rusia kishte tentuar të ndikonte në referendumin e pavarësisë së Skocisë në vitin 2014, në të cilin votuesit e hodhën poshtë pavarësinë.

Muajin e kaluar, Burnham deklaroi se mund të angazhohej në një fushatë për rikthimin e Britanisë në BE në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, duke rihapur kështu debatin e vendit mbi marrëdhëniet e tij me kontinentin.

The GeoPost

Tags: BE BREXIT Britania Rusia

Continue Reading

Previous: Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën 3 min read
  • Botë
  • News

Shërbimet e inteligjencës evropiane paralajmërojnë: Rusët po përgatisin atentate në të gjithë Evropën

The Geopost October 11, 2026
Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit 4 min read
  • Botë
  • News

Operacioni “Vivaldi” i Ukrainës pengon planin rus për rrethimin e Donbasit

The Geopost October 10, 2026
SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë 2 min read
  • Botë
  • News

SHBA-ja vendos sanksione ndaj Gjykatës së Hagës, Rubio: Do ta paralizojmë

The Geopost October 10, 2026
Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane? 5 min read
  • Botë
  • News

Si e përdorën operativët iranianë IA-në për të publikuar lajme të rremë në media amerikane?

The Geopost October 10, 2026
Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan 2 min read
  • Lajme

Zaharova flet për ndërhyrje të huaja, ndërsa dokumentet dëshmojnë ndikimin rus në zgjedhjet në Ballkan

The Geopost October 9, 2026
Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk 7 min read
  • Analiza
  • Lajme

Goditje ndaj rrjetit hibrid rus “Rybar”: Në Mal të Zi arrestohen Mihail dhe Valeria Zvinçuk

The Geopost October 9, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.