Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën

The Geopost November 26, 2026 2 min read
Share the news

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, e ka cilësuar luftën në Ukrainë si një “luftë me ndërmjetësim” të Evropës kundër Rusisë, duke argumentuar se vendet evropiane po financojnë dhe armatosin Kievin në përballjen me Moskën.

Në një intervistë me Mathias Döpfner, drejtor ekzekutiv i grupit mediatik Axel Springer, në podcastin MD Meets, Kushner ka paralajmëruar se konflikti mund të përshkallëzohet ndjeshëm si pasojë e një përllogaritjeje të gabuar, në një periudhë që ai e përshkroi si jashtëzakonisht të rrezikshme.

“Po jetojmë në një periudhë jashtëzakonisht të rrezikshme. Kjo luftë është, deri diku, e kufizuar në Ukrainë, por në thelb është shndërruar në një luftë me ndërmjetësim, ku Evropa po financon dhe armatos Ukrainën kundër Rusisë. Nuk do të duhej shumë përllogaritje e gabuar që konflikti të përshkallëzohej në mënyrë drastike”, deklaroi Kushner.

Ai ka shprehur gjithashtu kritika ndaj kërkesave të Ukrainës për garanci të sigurisë, duke i konsideruar ato të tepruara. Sipas tij, Kievi po kërkon angazhime nga shtetet e tjera që shkojnë edhe përtej detyrimeve të përcaktuara në nenin 5 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, ndërsa vendet partnere nuk janë në gjendje të ofrojnë garanci të tilla.

Neni 5 i traktatit të NATO-s përcakton parimin e mbrojtjes kolektive, sipas të cilit një sulm i armatosur ndaj një anëtari të aleancës konsiderohet sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

Gjatë intervistës, Kushner është pyetur edhe nëse anëtarësimi i Ukrainës në NATO që nga viti 2008 do ta kishte parandaluar pushtimin rus.

Ai ka pranuar se një mundësi e tillë ekzistonte, por njëkohësisht ka argumentuar se anëtarësimi i Ukrainës në aleancë mund ta kishte shtyrë Rusinë të niste luftën edhe më herët, ndoshta një apo dy dekada para pushtimit të vitit 2022.

“Por për Rusinë kjo ka qenë një vijë e kuqe”, ka deklaruar ai, duke iu referuar zgjerimit të NATO-s dhe perspektivës së anëtarësimit të Ukrainës.

Kushner ka paraqitur gjithashtu një argument historik për qëndrimin e Moskës, duke pretenduar se Rusia është përballur me sulme të mëdha afërsisht një herë në shekull dhe se ato kanë ardhur përmes korridorit gjeografik që sot përbën territorin e Ukrainës.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur garancitë e sigurisë për Ukrainën, e ardhmja e marrëdhënieve të saj me NATO-n dhe kushtet për përfundimin e luftës mbeten ndër çështjet kryesore në diskutimet për një marrëveshje të mundshme paqeje.

The GeoPsot
Tags: Evropa Rusia SHBA Ukraina

Continue Reading

Previous: Aeroplani luftarak i NATO-s u autorizua të rrëzonte raketën ruse mbi Poloni, Varshava kërkon trupa amerikane të përhershme
Next: Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim 3 min read
  • Botë

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim

The Geopost November 26, 2026
Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit

The Geopost November 26, 2026
Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit 2 min read
  • Botë

Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit

The Geopost November 26, 2026
Aeroplani luftarak i NATO-s u autorizua të rrëzonte raketën ruse mbi Poloni, Varshava kërkon trupa amerikane të përhershme 2 min read
  • Botë

Aeroplani luftarak i NATO-s u autorizua të rrëzonte raketën ruse mbi Poloni, Varshava kërkon trupa amerikane të përhershme

The Geopost November 25, 2026
Boris Johnson kërkon trupa evropiane në Ukrainë 2 min read
  • Botë

Boris Johnson kërkon trupa evropiane në Ukrainë

The Geopost November 25, 2026
Rusia po përgatit sabotime ndaj kompanive që ndihmojnë Ukrainën, paralajmëron MI5 2 min read
  • Botë

Rusia po përgatit sabotime ndaj kompanive që ndihmojnë Ukrainën, paralajmëron MI5

The Geopost November 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.