Skip to content
The Geopost

The Geopost

  • LAJME
  • FACT CHECKING
  • ANALIZA
  • INTERVISTA
  • BALKAN DISINFO
  • RRETH NESH
  • Botë

Putini shpërblen mbi 100 punonjës të televizionit rus për kontributin në propagandën e Kremlinit

The Geopost November 26, 2026 2 min read
Share the news

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar tre dekrete të veçanta gjatë muajit të parë të vjeshtës, përmes të cilave ka nderuar më shumë se 100 punonjës të televizionit shtetëror rus “Channel One”, nga drejtues të lartë dhe prezantues deri te drejtorë dhe redaktorë.

Sipas informacionit të publikuar, punonjësit janë shpërblyer me motivacionin për “shërbime në fushën e mediave masive”. Megjithatë, këto nderime interpretohen si shpërblim për rolin e tyre në luftën informative të Kremlinit dhe në përhapjen e narrativave që justifikojnë agresionin rus kundër Ukrainës.

Kjo nuk është hera e parë që regjimi i Putinit përdor një praktikë të tillë për të shpërblyer në mënyrë masive punonjësit e aparatit të propagandës. Ceremoni të ngjashme janë organizuar edhe gjatë aneksimit të Krimesë në vitin 2014, si dhe pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës.

Përsëritja e këtyre shpërblimeve shihet si tregues i rëndësisë që Kremlini i kushton aparatit të propagandës, veçanërisht në një kohë kur lufta po zgjatet dhe Rusia po përballet me probleme gjithnjë e më të thella socio-ekonomike.

Dhënia masive e dekoratave shtetërore për punonjësit e “Channel One” paraqitet gjithashtu si pjesë e një politike të qëllimshme të Kremlinit për të siguruar besnikërinë e mediave dhe për t’i përfshirë ato në përgjegjësinë për përhapjen e propagandës që shoqëron agresionin rus në Ukrainë.

Në këtë mënyrë, televizioni dhe punonjësit e tij shihen jo vetëm si instrumente të komunikimit shtetëror, por edhe si pjesë e aparatit përmes të cilit Kremlini synon të ndikojë në perceptimin publik për luftën dhe politikat e tij.

The GeoPost

Tags: Rusia Vladimir Putin

Continue Reading

Previous: I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën
Next: Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim 3 min read
  • Botë

Britania rrit gatishmërinë ushtarake – u shkruan 100 mijë ish-ushtarakëve në kuadër të planeve për mobilizim

The Geopost November 26, 2026
Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit 6 min read
  • Botë
  • Siguri

Sabotazhe, sulme dhe kërcënime në disa shtete evropiane, Rusia po e intensifikon luftën hibride kundër Perëndimit

The Geopost November 26, 2026
I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën 2 min read
  • Botë

I dërguari i Trumpit vë në pikëpyetje garancitë e sigurisë për Ukrainën

The Geopost November 26, 2026
Aeroplani luftarak i NATO-s u autorizua të rrëzonte raketën ruse mbi Poloni, Varshava kërkon trupa amerikane të përhershme 2 min read
  • Botë

Aeroplani luftarak i NATO-s u autorizua të rrëzonte raketën ruse mbi Poloni, Varshava kërkon trupa amerikane të përhershme

The Geopost November 25, 2026
Boris Johnson kërkon trupa evropiane në Ukrainë 2 min read
  • Botë

Boris Johnson kërkon trupa evropiane në Ukrainë

The Geopost November 25, 2026
Rusia po përgatit sabotime ndaj kompanive që ndihmojnë Ukrainën, paralajmëron MI5 2 min read
  • Botë

Rusia po përgatit sabotime ndaj kompanive që ndihmojnë Ukrainën, paralajmëron MI5

The Geopost November 24, 2026

Përkthimi i përmbajtjeve në gjuhët tjera bëhet në mënyrë automatike dhe mund të ketë gabime!

  • [email protected]
  • +383-49-982-362
  • Str. Ardian Krasniqi, NN
  • 10000 Prishtina, KOSOVO
X-twitter Facebook

Corrections and denials

Copyright © The Geopost | Kreeti by AF themes.